PortaliCalendarForumiGalleryGaleria JuajFAQKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Genjeshtrat qe transmeton pornografia. Efektet e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
Andi
Web-Master
Web-Master


Gender:MaleLeoCat
Age : 21
Anėtarėsuar : 25 Jun 2007
Mesazhe : 2049
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet


Piket Piket: Game Ma$ter
Gjendja: Mire Mire

MesazhTitulli: Genjeshtrat qe transmeton pornografia. Efektet e saj   29/6/2008, 8:54 am

Nuk mund ta mesosh te verteten per seksin nga pornografia. Ajo nuk interesohet per te verteten. Pornografia nuk eshte bere per te edukuar, por per te shitur. Prandaj, pornografia thote ēdo genjeshter qe terheq dhe mban audiencen. Pornografia lulezon mbi genjeshtra ne lidhje me seksin, femrat, martesen dhe plot te tjera. Ekspertet tregojne genjeshtrat e pornografise dhe efektet qe ato sjellin.

Genjeshtra 1 - Femrat jane me pak se njerezore
Femrat te revista “Playboy” quhen “lepurushka”, duke i bere ato kafsheza te vogla te lezetshme ose “shoke loje,” duke i bere lodra. Revista “Penthouse” i quan ato “pets” (kafshe qe mbahen ne shtepi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshe, lodra ose pjese trupi. Disa pornografi tregojne vetem trupin ose organet gjenitale dhe nuk e tregojne fare fytyren. Ideja qe femrat jane qenie reale njerezore me mendime dhe emocione minimizohet.

Genjeshtra 2 - Femrat jane nje “sport”Disa revista sporti kane nje numer “kostume banje”. Kjo sugjeron qe femrat jane nje lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si loje dhe ne loje duhet te “fitosh”, “mundesh” ose “shenosh”. Meshkujt qe e gelltisin kete pikepamje kane qejf te flasin per “rezultate” me femrat. Ata fillojne ta matin burrerine e tyre me “piket” qe kane marre. Ēdo femer me te cilen “shenoj” eshte nje trofe me shume ne raft apo nje “shenje” me shume ne rrip per te treguar maskilitetin.

Genjeshtra 3 - Femrat jane prone
Te gjithe keni pare fotografi te ndonje makine elegante me nje vajze “sexy” te shtrire mbi te. Mesazhi i pashprehur, “Bli njeren dhe do te kesh edhe tjetren”. Pornografia e forte e ēon kete edhe me tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall ne nje katalog, duke i ekspozuar sa me shume qe te jete e mundur qe klienti t’i shikoje. Nuk eshte per t’u ēuditur qe shume djem te rinj mendojne se nese kane shpenzuar para duke dale me nje vajze, ata kane te drejte te kene seks me te. Pornografia thote se femrat mund te blihen.

Genjeshtra 4 - Vlera e nje femre varet nga bukuria e trupit te saj
Femrat me pak terheqese perqeshen ne pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose me keq, thjesht sepse nuk plotesojne kriteret e pornografise per femren e “persosur”. Pornografia nuk pyet per mendjen apo personalitetin e nje femre, por vetem per trupin e saj.

Genjeshtra 5 - Femrave ju pelqen perdhunimi
“Kur ajo thote jo, do te thote po”, eshte nje skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u perdhunuar, duke luftuar dhe duke qelluar ne fillim, por pastaj ... Pornografia i meson meshkujt te pelqejne keqtrajtimin e femrave per argetim.

Genjeshtra 6 - Femijet e vegjel duhet te kryejne seks
Nje nga gjerat qe shiten me shume ne pornografi eshte imitimi i pornografise “feminore”. Vajzat grimohen ne menyre te tille, qe te duken si vajza te vogla me floket bisht, me kepuce vajzash te vogla, duke perqafuar nje arush loder. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve eshte qe seksi i te rriturve me femijet eshte normal. Kjo e ben perdoruesin e pornografise t’i shikoje femijet ne menyre seksuale.

Genjeshtra 7 - Seksi i paligjshem eshte qejf
Pornografia shpesh perzien brenda edhe elemente te paligjshme ose te rrezikshme per ta bere seksin me “interesant”. Ajo sugjeron qe nuk mund te kenaqesh me seksin nese ai nuk eshte anormal, i paligjshem apo i rrezikshem.

Genjeshtra 8 - Prostitucioni eshte magjepses
Pornografia e paraqet me ngjyra te bukura prostitucionin. Por ne realitet, shume nga vajzat e portretizuara ne materialin pornografik kane nje jete skllaveje. Shume kane qene te abuzuara seksualisht. Disa jane te infektuara me semundje te pasherueshme te transmetueshme seksualisht qe jane shume ngjitese dhe shpesh vdesin ne moshe shume te re. Shume prej tyre marrin droge thjesht per te perballuar jeten.

Marredhenia seksuale dhe pornografia
Marredhenia seksuale eshte si nje zjarr qe gjithkush do ta deshironte. Per sa kohe shprehet ne perkushtimin mbrojtes te nje marredhenieje qe bazohet ne ndjenja dhe dashuri, eshte i mrekullueshem, i ngrohte dhe romantik. Por kur marredhenia perdoret thjesht per kenaqesi, atehere kthehet ne rutine. Dhe, pornografia e nxjerr seksin jashte kontekstit te ndjenjave. Pornografia eshte nje biznes i madh qe ben shume para pa u kujdesur se si. Ata te tregojne ēdo gje qe mendojne se do te te beje te vish te blesh prape. Imazhet e seksit qe jep pornografia shihen ditet e sotme nga shume njerez, ku mes tyre mund te kete dhe nga ata qe nuk lejohen per shkak te moshes. Nje nga fushat me jetesore te mjedisit mendor eshte nje ide e shendetshme e asaj qe ne jemi seksualisht. Nese keto ide ndoten, nje pjese kyēe e qenies sone shtremberohet. Kultura pornografike te thote se seksi, dashuria dhe intimiteti jane e njejta gje.

Ēfare eshte ne te vertete seksi ??
Kendveshtrimi i pornografise eshte i ceket dhe i marre. Marredheniet nuk ndertohen mbi seksin, por mbi perkushtimin, kujdesin dhe besimin e ndersjelle. Ne kete kontekst, ashtu si zjarri ne oxhak, seksi eshte i mrekullueshem. Ajo qe e ben seksin vertet te bukur eshte te qenit me dike qe eshte i perkushtuar ndaj teje per gjithe jeten, me dike te cilit mund t’ia japesh veten krejt. Ne pornografi, njerezit bejne seks me njerez krejt te panjohur, njerez qe sapo i kane takuar. Rendesi ka vetem kenaqesia. S’ka rendesi trupin e kujt po perdor, mjaft ta kesh. Pornografia te ben te mendosh se seksi eshte diēka qe mund ta kesh kurdo, kudo, me kedo, pa pasoja. Por nje marredhenie e kenaqshme seksuale nuk ka si te gjeje vazhdimesi ne nje raport thjesht seksual. Kenaqesia ne radhe te pare bazohet te ndjenjat dhe deshira. Pornografia e kthen seksualitetin ne nje objekt kenaqesie dhe asgje me teper.

Obsesioni me pornografine: Ē’mund te bej?
Gjeja e pare qe duhet te beje nje i obsesionuar me pornografine eshte te pranoje qe ka problem me te. Kjo nuk do te thote qe ky person eshte i ēuditshem, i pazakonshem apo i semure. Miliona burra jane ne faza te ndryshme ne luften me pornografine. Kjo nuk eshte per t’u habitur. Industria pornografike ka shpenzuar miliarda dollare duke u perpjekur te te fute ne dore. A eshte ēudi qe ia ka arritur qellimit? Per disa prej jush mund te kete gjera ne te kaluaren, si abuzime apo ekspozime seksuale, qe e bejne obsesionin me pornografine edhe me te veshtire per t’u hequr qafe. Pa ndihme mund te arrish shume pak ne luftimin e nje obsesioni. Dhe, per kete nevojitet jo vetem forca jote, por edhe ndihma e te tjereve. Kjo s’do te thote aspak qe te tjeret duhet ta marrin vesh problemin tend, por mund te kerkosh keshillat e nje personi te besueshem apo te dashur. Pornografia nuk mund asnjehere te plotesoje nevojen per dashuri.
_________________
Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Mbrapsht nė krye Goto down

Genjeshtrat qe transmeton pornografia. Efektet e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Filma Shqip 2008 Muzike Shqip 2008 Forum Shqip :: DASHURIA / SEKSI / EROTIKA :: Seksi dhe Erotika-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės