Andi Web-Master


   Age : 21 Anėtarėsuar : 25 Jun 2007 Mesazhe : 2049 Vendodhja : Nuk e di Koha e lire : Para pc,xhiro,qef Puna : Universitet
Piket: Game Ma$ter Gjendja: Mire
| Titulli: Faktoret qė ndikojne negativisht nė deshirat seksuale 29/6/2008, 8:49 am | |
| Menyra se si ju i pergjigjeni seksualisht partnerit mund te ndikohet gjithashtu edhe nga disa probleme qe stimulohen nga medikamentet te cilat mund te nderhyjne ne funksionimin seksual. Dhimbjet apo semundjet kronike, te cilat shkaktojne lodhje, bejne qe aktiviteti seksual te kthehet ne nje sfide te lodhshme. Me poshte tregohen disa faktore qe ndikojne ne deshirat tona seksuale.
1- Faktori biologjik Deshira seksuale ndikohet nga shume komponente psikologjike, por edhe ata biologjike gjithashtu. Megjithese mund te mos shquhet qysh ne rini, seksi eshte nje sistem biologjik shume delikat qe ndikohet lehte nga gjendja jone shendetesore. 2- Medikamentet Ilaēet me te zakonshme, qe mund te krijojne efekte ne deshiren seksuale jane antidepresivet ose medikamentet kunder ankthit. Ne fakt medikamente te ndryshme ndikojne tek njerezit ne menyra te ndryshme, pra jo te gjithe njerezit mund ti nenshtrohen efektit te tyre.
3- Alkooli Gjithashtu, edhe alkooli eshte konsideruar si nje komponent qe ndikon ne deshiren per marredhenie seksuale dhe e demton funksionimin e raportit seksual. Nje perdorim i tepert i alkoolit ul deshiren seksuale si tek burrat, ashtu dhe tek grate.
4- Mosha dhe gjinia Shume njerez mund te kene nje pergjigje problematike seksuale teksa vitet kalojne. Megjithate mund te jete nje periudhe e shkurter ne jeten tuaj, qe trupi mund te pesoje renie te oreksit seksual. Shume gra perballen me simptomat e paramenopauzes, per shume vite para ardhjes se menopauzes. Dhe kjo e redukton ne minimum deshiren seksuale. Grate, tashme jane duke i perjetuar shenja te tilla shume heret. Nderkohe qe dhe burrat perballen me ndryshime hormonale. Ne raste te tilla do ishte shume i dobishem konsultimi me nje specialist. Por gjithsesi kujdesi dhe trajtimi i duhur do te reduktonte ndikimin negativ te ketyre faktoreve ne jeten seksuale. Per kete ekspertet japin disa keshilla per nje raport te shendetshem intim. 1- Komunikoni sa me shpesh me partnerin tuaj Komunikimi ju ben me te afert me njeri-tjetrin. Flisni per vitet qe keni kaluar bashke, ndryshimet qe kane ndodhur ne keta vite. Pyeteni partnerin per nevojat e tij. Komunikimi ne vetvete zgjon shume deshiren per intimitet. 2- Ndryshoni rutinen e kohes qe kaloni se bashku Disa ndryshime te vogla mund te ndryshojne shume deshiren tuaj seksuale. Nje darke romantike, me qirinj, nje muzike te preferuar qe ndoshta se keni degjuar prej kohesh. 3- Ndaluni ne vitet qe keni kaluar se bashku Nese asnjehere nuk jeni shquar per deshira te medha ne marredheniet seksuale, mos prisni qe kete ta fitoni menjehere, pasi shihni se kjo deshire eshte zbehur paksa edhe nga partneri. Ndaluni dhe reflektoni ne ate ēfare keni kaluar se bashku; momentet kur deshira ka qene reciproke nga te dy palet. Perpiquni te kujtoni ndonje detaj qe ka ndikuar ne ftohjen e marredhenies tuaj. Aty mund te nise zanafilla.
4- Kujdesuni per veten Nje diete e shendetshme dhe nje aktivitet i rregullt fizik, mund te ndihmoje me shume ne zgjimin e deshirave tuaja seksuale. Hani sa me shume fruta dhe zarzavate; ushtroni te pakten 30 minuta ne dite gjimnastike, shmangni alkoolin, etj. _________________ Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !! |
|