
|
| | vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
shaban cakolli Shkrimtar & poet


 Anėtarėsuar : 12 Jul 2007 Mesazhe : 232 Vendodhja : Gjermani Puna : Poet-shkrimtar Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG 24/7/2008, 7:56 pm | |
| 19 Korrik 2008
Redakto Nga: cakolli nė: kulturė muzikore
Demir Krasniqi u lind mė 10 shkurt 1950 nė Tugjec tė Dardanės.Mėsimet epara i ndoqi nė vendlindje,kurse tė mesmėn drejtimin muzikor e kreu nė Prishtinė,dhe mė pas kastudjuar gazetari.Pas shkollimit ka punuar mėsimdhėnės nė shumė shkolla tė Kosovės ,plot 37 vjet me radhė.Bazen muzikore e ka marrė nga fėmijėria.Ai ėshtė pėrcaktuar pėr muzikėnkombėtare,njihet ndėr kėngėtarėt e parė tė Anamoravės.Si i ri iu rrek manifestimeve dhe festivaleve prej nga mori shumė shpėrblime,po shpėrblimi mė domethėnės ishte ai kur u shpėrblyar si i ri nė manifestimin rajonalMikrofoni ėshtė i juaj:Demiri ishte mė i pranishmi nė media,shumė i njohur dhe i kryesuar nė RTP.Nė opusin e vet ka mbi 2000 kėngė tė shkruara dhe komponuara nga vet ai,tė inēizuara nė pllaka gramafoni, audio-video kaseta,cd dhe DVD.Mbledhės i folklorit nga gjitha trojet etnike shqiptare ,me mbi 4000 kėngė tė mbledhura,disa prej tyre botuar nė blendet shqiptare IV,V;VI;VII.Demir Krasniqi plot dyzet vjet u mor me krijimtari nga ka botuar 14 libra,kurse nė jubileun e dyzetvjetorit tė krijimtarisė sė ti po boton librin epesėmbdhjetė Lirika popullore e Gollakut me 1216 kėngė tė mbledhuranga trevat shqiptare.Demir Krasniqi i ka kėnduar me dhembje sakrificave kombėtare,dhe me gėzim tė arriturave.Dyzet vjet mes kėngės ka shpalosur historinė kombėtare.Duke i uruar dyzetvjetorin e krijimtarisė sė tij,i urojmė shėndet tė mbarė dhe shumė shumė suksese tė mėtejme.
|
|  | | shaban cakolli Shkrimtar & poet


 Anėtarėsuar : 12 Jul 2007 Mesazhe : 232 Vendodhja : Gjermani Puna : Poet-shkrimtar Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG 24/7/2008, 8:14 pm | |
| DY ALBUME TĖ REJA ME KĖNGĖ TĖ DEMIR KRASNIQIT - Gjilan,korrik 2008 produksioni muzikorMr BiniGjilan - Nė jubileun e 40-vjetorit tė kėngės dhe krijimtarisė muzikore,kėngėtari,krijuesi, pedagogudhe kompozitori i lindur nė Malėsinė e Gollakut-Demir Krasniqi,para ca ditėsh publikoi dy albume tė reja me kėngė autoriale dhe nga tradita jonė muzikore.Vlenė tė theksohet,se kėto dy albume jubilare,me kėngė tė kompozuara nė frymėn e melosit tradicional dhe kėngė tė trashėguara nga tradita jonė muzikore,kėngėtari ynė Demir Krasniqi i ka realizuar me punėn ,mundin dhe shpenzimet e veta personale,pa ndihmėn e askujt,vetėm e vetėm qė tė ua lė nė dispozicion adhuruesve tė vet besnik,tė cilėt e shijuan kėngėn dhe talentin e tij,gjatė katėr dekadave tė kaluara. Pra Demiri nuk ka bėrė albume pėr komercializėm,pėr tė ngritur karierė,as pėr tė pėrfituar materialist nga kėto kėngė!Qėllimi i tij jetėsor prej artisti popullor ishte,ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjėthmonė kėnaqėja e shpiertrave qė e duan,e dėgjojnė,e kėndojnė dhe e konsumojnė kėngėn tradicionale shqiptar. Pėr tė qėndruar vertikal nė kėtė rrugėtim tė gjatė,Demir Krasniqit gjėthmonė i ka parapri si fanar drite,motoja e legjendės sė kėngės shqiptare Qamili i Vogėl,i cili gjatė gjėthė jetės sė tij thoshte: Nėse kėndon pėr fytyrė-nuk do tė kesh para! Nėse kėndon pėr para-nuk do tė kesh fytyrė! Andaj Demiri me vetėdije tė plotė e zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr fytyrė,e jo ate pėr para! Nė anėn tjetėr,gjatė krijimtarisė sė tij Demir Krasniqi gjėthmonė ka krijuar,botuar dhe kėnduar nėn moton e tij tė pėrhershme: Pėr emrin e Zotit, Pėr nderin e kombit, Pėr gjakun e dėshmorėve, Pėr eshtrat e varreve! Krijimtaria e tij nėn kėtė moto,nuk u shkoi pėr shtati tė ashtuquajturveProducent tė firmave tė ndryshme muzikore,tė cilėt e kanė vėrshuar tregun e brendshėm dhe tė jashtėm muzikor me vlerat e dyshimta muzikore,qė mė sė paku kundėrmojnė erė kėnge e muzike shqiptare! Ipenguar nga kėto tendenca,Demiri nuk ia doli qė tė bindi ndonjėrin prej tyre,qė pėr nderė tė kėtij jubileu dhe tė rrespektit ndaj adhuruesve tė tij t“ia merrnin kėto albume dhe tķa editonin pėr publikun e gjėrė muzikor,atė vendor dhe nė diasporė.Ndonėse Demiri ua ofroi kėto albume gratis,tė tillėt jo vetėm qė nuk ia morėn pėr editim albumet,por edhe e pėrbuzėn nderin e tij nė mėnyrat mė tė paskrupullta,ndėr tė cilat po i pėrmendim vetėm disa sosh: Nuk po i ha pazari kėngėt tradicionale! Ka kaluar koha e kėngėve tė Ali Bungut! Kėndo kėngėTallava! Tu ka plakė zėri!,etj..etj
Mė nė fund u gjend njė njeri producent qė e kuptoj rėndėsinė,vlerėn dhe kontributin shumėvjeēar tė Demir Krasniqit dhe ia mori pėr editim kėto dy albume jubilare,madje edhe nė rrezik tė tij material!Ėshtė ky producenti Lulėzim Gagica,pronar i produkcionit muzikorMr Bini nga Gjilani,i cili ėshtė njeri i njohur pėr kultivimin e vlerave muzikore,dhe ka qėndrim besnik ndaj kėngės tradicionale shqiptare. Produkcioni muzikorMr Bini,kėto ditė editoi dhe publikoi dopio-albumin e kėngėve tė Demir Krasniqit,duke i botuar ato nė dy CD tė pandara! Nė albumin e parė tė kėtij jubileu,Demir Krasniqi pėr adhuruesit e vet ka zgjedhur kėngėt,si vijon: KUSHTRIMI I SKĖNDERBEUT-Kėngė kjo me tė cilėn Demir Krasniqi e filloi karierėn e vet prej kėngėtari nė vitin 1968.Kjo kėngė e autorit gjakovar Zekeria Ēarkaxhiut,atė botė shėnonte jubileun e 500 vjetorit tė vdekjes tė trimit ton legjendar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.Sivjet kjo kėngė shėnon 540 vjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut dhe 40-vjetorin e kėngės dhe krijimtarisė muzikore tė Demir Krasniqit. LIDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT-Ėshtė kėngė e kompozuar nga Demir Krasniqi nėn tekstin e poetit Zenel Gashi dhe kėnduar me rastin e jubileut tė 100 vjetorit tė LSHP,sivjet kjo kėngė shėnon 130-vjetorin e LSHP dhe dhe 40-vjetorin e kėngėtarit-autorit tė saj. BASHKIMI I MANASTIRIT-Ėshtė kėnga vijuese e albumit,tė cilėn Demir Krasniqi e ka kompozuar nėn tekstin e prof.Dr.Reshat Nexhipit,nga Manastiri,enkas pėr jubileun e 100-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe,tė mbajtur nė Manastir prej 14-22 nėntor 1908. Me kėtė kėngė ėshtė prezentuar solistja GjilanaseSirie Gagica,nė manifestimin e 99vjetorit tė kėtij kongresi nė Manastir me 2007. KOSOVA-NUSE MEKURORĖ-Ėshtė kėngė e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi i cili ėshtė interpretues i saj.Kėnga i kushtohet aktit solemn tė shpalljes sė Kosovės-shtet i pavarur,sovran dhe demokratik.Ėshtė interpretuar nė sheshin e Gjilanit mė 17 shkurt 2008. SHKOJNĖ VAPORAT RRETHIT TĖ DETIT-Ėshtė njėra ndėr kėngėt mė tipike tė persekutimeve historike tė tė rinjėve shqiptarė,tė cilėt i mobilizonin me dhunė dhe i ēonin nėpėr frontet e luftėrave anekėnd Ballkanit,Anadollit,Egjiptit,madje deri nė Jemenin e largėt,ku bėnin asqerllėk nga 12 vjet! KĖNGA E AVDIS-Ėshtė njė ndėr vajtimet mė rrėnėqethėse ndėr kėngėt tona.Janė vetėm disa vargje tė shkėputura ngaLAHUTA E MALCISĖ e autorit At Gjergj Fishta,i cili u kėndonte masakrave dhe gjenocidit serbo-malazezias mbi shqiptarėt e pambrojtur nė trojet e veta etnike,e aq mė tragjike,ku ata dinin tė masakronin edhe djema hastreti,tė mbyllin shtėpi dhe tė grabitnin gjithēka qė gjenin pėrpara! KĖNGA E BYLBYLIT-Ėshtė njėri ndėr pėrkushtimet tona tė rralla popullore, pėrmes sė cilės kėngėtari dhe krijuesi anonim popullor i kėndon robėrisė nė kafaz,pleqėrisė sė pamėshirshme dhe mallit tė madh ndaj shoqėrisė,verbėrimit,zbardhėjes sė flokėve,dhe dėshirės sė fundit pėr tė kėnduar nė liri,madje qoftė edhe nė njė therrė! KĖNGA E VELIS-Ėshtė njė pėrkushtim elegjik shoqėror,ku shokėt vajtojnė pėr kolegun e tyre-kėngėtar,i cili ndahet heret nga jeta,duke i lėnė prindėrit,vėllaun,motrėn ,gruan,fėmijėt,shokėt dhe sharkinė me tė cilėn i argėtonte rrethin dhe shoqėrinė. KĖNGA E MUSA ISUFIT-Ėshtė njė kėngė elegjiake pėr tė cilėn tekstin e ka furur QAMILI I VOGĖL,diku nė vitet e 60-ta.Nė tė vėrtetė kėtu bėhet fjalė pėr njė tragjedi tė rėndė familjare qė ka ndodhur nė fshatin Miratoc tė Preshevės,ku babai qė kishte tė vetmin djalė-Musėn dhe shtatė vajza,nė moshėn mė tė re,ia vret rrufeja duke shkuar te ara,ku po i punonin motrat,pėr tė ua ēuar drekėn! KĖNGA E HANĖS-Ėshtė gjithashtu njė elegji qė i kėndon njė ngjarjeje tragjike familjare,ku Hanes i vdes nėna qė nė moshė tė re dhe mbetet nėn pėrkujdesjen e vetme tė babait,i cili e rritė tė vetmen vajzė plot 12vjet pa nėnė.Nė ditėn e martesės sė Hanės,deri sa po afroheshin dasmorėt nė oborr pėr ta marrė nuse Hanėn,ajo duke i kėrkuar hallallin babait dhe duke menduar si e ka rritur,si po e len vetėm nė shtėpi,i bie pika nėzemėr dhe vdes ende pa hipur nė qerren e nusėrisė sė saj. KĖNGA E ĒANAK KALASĖ-Ėshtė njė kėngė shumė e njohur nė popullin tonė,e cila i dedikohet kohės kur tė rinjėt shqiptarė mobilizoheshin me dhunė pėr tė i shėrbyar ushtrisė osmane,madje ata i ēonin kudo nėpėr fronte tė luftėrave pa as njė pikė mėshirė!ĒanakKalaja ėshtė njė qytet turk nė Anadoll,ku humbėn jetėn shumė tė rinjė shqiptarė duke luftuar pėr interes tė osmanlinjėve.Kjo kėngė kėndohet edhe nė gjuhėn turke,por mė tepėr kėndohet nė trojet etnike shqiptare tė cilat ndėr shekuj kanė jetuar nėn sundimin otoman. KĖNGA E HAKI LIMANIT-Ėshtė pėrkushtim elegjiak qė i kushtohet vdekjes tragjike tė mėsuesit,atdhetarit,patriotit dhe poetit Haki Limanit nga Presheva,tė cilit UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetėn mizorisht,duke e shkelur me veturė mu nė trotuarin e Prishtinės,para HotelitGRAND.Tekstin dhe melodinė e kėsaj kėnge e ka shkruar dhe kompozuar dhe kėnduar Qamili i Vogėl,nė vitet e 60-ta,por qė tani e ripėrtriu dhe e riinēizoi sėrish Demir Krasniqi. Pėr adhuruesit besnik tė kėngės dhe zėrit tė Demir Krasniqit,kėto dy albume qė janė tė pandara paraqesin njė plotėsim dėshirash dhe njė pasurim tė vėrtetė tė diskografisė dhe melografisė shqiptare. Gjilan,korrik2008 |
|  | | shaban cakolli Shkrimtar & poet


 Anėtarėsuar : 12 Jul 2007 Mesazhe : 232 Vendodhja : Gjermani Puna : Poet-shkrimtar Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG 11/8/2008, 8:21 am | |
| KĖNGĖ PĖR BEJTULLAH KĖQIKUN 1. I:Vallė, po kush se njohu, Bacė Bejtullah Kėqikun? Bukė e kripė pėr mikun plumba pėr armikun!:I I:Vallė, po kush s e njohu, Bejtė humanitarin? Lapsa pėr shkollarin plumba pėr tradhtarin !:I I:Vallė, po kush s e njohu, Bejtėn atė skofiar? Atė bamirės tė madh atė zemėr bujarė ?:I I:Atė, qė ia ktheu buzėqeshjen skamnorit! Atė, qė ua dinte hallet njerėzve, n ditė tė zorit !...:I 2. I:Atė, qė kurrė s kursente, pėr tė shpėrndarė ndihma! Atė, qė ua fshinte lotėt , fėmijėve jetima!:I I:Atė, qė ua jepte bukėn, njerėzve tė uritur Dhe kurrė nuk harronte, se vet kėshtu ėshtė rritur !:I I:Ditėn derdhte djersėn n Gjilan, Anamoravė, Natėn bėnte gjumė me ėndrra n Velegllavė!:I I:Hapte rrugė e shtigje, mu n zemėr tė tokės, Qė t i afrojė njerėzit sa mė afėr botės!:I 3. I:I ndihmonte nxėnėsit, studentėt, arsimtarėt, Ndihmonte kulturėn, poetėt e shkrimtarėt...:I I:E ndihmonte shkollėn, e ndihmonte librin, E luftonte t keqėn, e afronte t mirin!:I I:Seē e shponte gurin, mu nė zemėr t tokės, Qė t ua kthej me ari, bijve tė Kosovės!:I I:E ndihmonte luftėn edhe ēlirimtarėt, Ta fitojnė lirinė qė tė gjithė shqiptarėt!:I 4. I:Me dy djemtė e vet-e, me forcė tė Anteut, Nga njė pushkė mė tepėr ia shtuan Atdheut! :I I ėr liri t Kosovės e shkriu pasurinė, Por vdekja e ndau pa e pritė Pavarėsinė! :I I:Vdiq me fjalė t Naimit, duke i pėshpėritur , Tė rinj e tė reja duke i porositur: :I I:Punė dhe vetėm punė, vėllezėr , natė e ditė, Qė tė del Kosova prej territ nė dritė!:I
Gjilan, mė 29 Maj 2008. Demir KRASNIQI |
|  | | | vip-DEMIR KRASNIQI;KĖNGĖTAR;KRIJUES DHE PEDAGOG | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|