ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Zbulohet nje planet i ngjashem me token!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




MesazhTitulli: Zbulohet nje planet i ngjashem me token!!!   8/9/2007, 1:10 pm

Astronomėt kanė gjetur njė planet mė tė ngjashėm deri mė sot me Tokėn jashtė Sistemit Tonė Diellor, njė botė qė mund tė ketė ujė tė rrjedhshėm nė sipėrfaqe dhe qė duket tė ketė tė gjitha elementėt pėrbėrės pėr tė pasur jetė.

Ky planet ėshtė mė i vogli i gjetur ndonjėherė dhe i bie rrotull yllit tė zbehtė Gliese 581, i cili ėshtė 20.5 vjet-drite prej kėtej nė yllėsinė Peshorja. Planeti tė cilit i ėshtė dhėnė emėrtimi Gliese 581 c kryen njė qark tė plotė rreth diellit tė tij pėr 13 ditė.


Nė tė vėrtetė ėshtė 14 herė mė afėr diellit tė tij se Toka diellit tonė. Sidoqoftė duke pasur parasysh se dielli i tij ėshtė mė i vogėl dhe mė i ftohtė se dielli ynė - kėshtu edhe mė pak i shndritshėm - prapėseprapė gjendet nė "zonėn e banueshme", rajoni pėrreth njė ylli ky uji mund tė jetė nė gjendje tė lėngshme.

Shkencėtarėt bėnė kėtė zbulim nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė duke matur ndryshimet mė tė imta nė shpejtėsinė e njė ylli ndėrsa mbi tė ushtrohet tėrheqje nga njė planet aty pranė. Pėr kėtė ėshtė pėrdorur teleskopi 3,6m i ESO-s nė Kili.
Ata thonė se temperaturat miqėsore prej 0 deri 40 gradėsh Celsius nė atė planet do tė thonė se uji atje do tė ishte nė formė tė lėngshme, dhe kjo rrit gjasat qė atje tė gjejė strehė edhe vetė jeta.

"Rrezja e planetit duhet tė jetė 1,5 herė sa ajo e Tokės, dhe modelet parashikojnė se ky planet ose do tė jetė shkėmbor - si Toka jonė - ose i mbuluar nga oqeane," shpjegon Stephane Udry i Geneva Observatory, autori kryesor i dokumentit shkencor qė raportonte mbi rezultatet.

Xavier Delfosse, njė anėtar i grupit prej Grenoble University (Universitetit Grenobėll) thotė se uji i rrjedhshėm ėshtė vendimtar pėr jetėn, ashtu si e njohim ne. Ai beson se ky planet mund tė bėhet njė shėnjestėr tepėr e rėndėsishme pėr misionet e ardhshme hapėsinore tė pėrkushtuara kėrkimit tė jetės jashtė-tokėsore. Kėto lloj misionesh mund tė vendosin nė kozmos teleskopė qė mund tė kapin "sinjatura" drite zbuluese qė mund tė lidheshin me procese biologjike.

Vėzhgimet mund tė kėrkonin tė pikasnin gjurmėt e gazeve atmosferike si metani, bile edhe shenjim tė klorofilit, pigmenti i bimėve tė Tokės qė luan njė rol vendimtar nė fotosintezė. Tė gjitha kėto pėr t'i dhėnė pėrgjigje njė pyetje rrėnjėsore: A ka jetė diku tjetėr ?

Sistemi Gliese 581 ka shfaqur deri tani tre planetė; mbi-Tokėn e re, njė planet tjetėr me masė 15 herė sa tė Tokės (Gliese 581 b) qė i vjen rrotull akoma mė pranė yllit burimor, dhe njė planet me masė tetė herė sa tė Tokės qė gjendet mė larg.


PO JU MENDONI SE NJE DITE MUND TE KETE NJEREZ NE KETE PLANET??
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Andi
Web-Master
Web-Master


Gender:MaleLeoCat
Age : 21
Anėtarėsuar : 25 Jun 2007
Mesazhe : 2200
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet


Piket Piket: -
MSN MSN:

MesazhTitulli: Re: Zbulohet nje planet i ngjashem me token!!!   27/10/2007, 9:07 pm

ndoshta ky planet mund te jet shtepija jone e re sepse aktualisht kete qe kemi tani po i nxjerrim fundin avash-avash duke e shkatarruar dita-dites.
_________________
Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohet nje planet i ngjashem me token!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: 
ARGETIM & ZBAVITJE
 :: REKORDE DHE KURIOZITETE
-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės