Bote e cuditshme

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

TE CUDITSHME,,,,

Mesazh nga Angel Girl prej 9/5/2008, 11:53 am

Tajlandezi birėson fėmijė tė dytė, krokodilin bebe

Deri mė sot kishim dėgjuar gjithēka, por qė njė baba birėson njė krokodil, kėtė jo. Kjo ėshtė historia e njė tajlandezi qė humbi familjen, por jo shumė kohė mė vonė gjeti njė kėlysh krokodili. Ai e rriti atė sikur tė ishte djali i tij. Tani tė dy janė tė pandashėm. Personi i guximshėm u divorcua nga gruaja, gjė qė e bėri tė largohet edhe nga djali. Menjėherė pas divorcit ai u pushua edhe nga puna, duke pėrkeqėsuar gjendjen e tij emocionale. Por gjithēka ndryshoi kur ai gjeti njė krokodil, tė cilit ia pėrkushtoi gjithė kohėn e lirė. Ai e ushqen, e pastron, e vė tė flejė nė shtratin e djalit dhe e mbulon. Ku ka mė mirė se kaq.
......

Angli, gazeta mė e vogėl nė botė thyen rekordin

“First News” ėshtė gazeta mė e vogėl qė ėshtė botuar ndonjėherė. Masa dhe forma nuk kanė rėndėsi pėr lajmin, pasi ėshtė kjo gazetė pėr fėmijė nga mosha 7 deri nė 14 vjeē qė ka thyer rekordin. Ashtu si tė gjitha gazetat e tjera ajo pėrmban lajme, vetėm se nė format tė vogėl. “First News” ėshtė regjistruar nė librin “Gines” tė rekordeve si gazeta mė e vogėl nė botė. Ajo u botua mė 8 nėntor nė Londėr, Angli. Gazeta pėr fėmijė pėrmban lajme shkencore, lajme nga bota e kafshėve dhe krijime artistike. Nė faqet e brendshme do tė gjeni hapėsirė pėr lojėra, lajme udhėtimi, lajme nga shkollat. Kjo gazetė ka njė faqe enkas pėr prindėrit dhe njė pėr mėsuesit.
......

Njeh vajzėn e ėndrrave me anė tė vizatimit “online”

Patric Moberg, njė disenjator uebi pėrdori rrjetin pa mbarim tė internetit pėr tė kėrkuar njė vajzė me faqe tė kuqe me tė cilėn ra nė dashuri nė metro. Ai publikoi numrin e telefonit dhe adresėn e internetit nė tė cilėn tė gjithė ata qė e njihnin vajzėn e vizatimit mund ta kontaktonin. “Po vija nė punė sot kur papritur pashė kėtė vajzė nė metronė e Nju Jorkut. Sapo mbėrrita nė punė e vizatova dhe e publikova foton e saj nė internet. Ishte thjesht njė vizatim me dorė tė lirė, por brenda 48 orėve unė e gjeta. Ėshtė e habitshme”, thotė ai. “Brunia e mistershme” ėshtė Camille Hayton. Njė miku i saj i dėrgoi njė foto Moberg-ur, i cili e njohu menjėherė.
......

Tanzani, doktorėt i operojnė kėmbėn nė vend tė kokės

Njė i sėmurė nga migrena, Emmanuel Mgaya ėshtė operuar nė kėmbė, edhe pse nuk kishte asnjė problem me to. Njė spital nė Tanzani ka ngatėrruar dy pacientėt qė kanė tė njėjtin e emėr, gjė qė rezultoi nė njė ngatėrresė kirurgjikale. Emmanuel Didas u shtrua pėr tė operuar gjurin pas njė aksidenti me motor, por tani e ka marrė veten pas kirurgjisė nė kokė. Ndėrkohė pacienti i migrenės po e merr veten nga operacioni i paplanifikuar nė kėmbė. Tė dy janė tė shtruar nė tė njėjtin spital dhe do tė kryejnė operacionet e duhura pasi t’i jetė mbyllur plaga e tė parit. Tė afėrmit e tė dy personave kanė kėrkuar tė kryhen hetimet e menjėhershme pėr kėtė ngatėrresė, ndėrsa doktorėt e spitalit Muhimbli nuk duan tė komentojnė nė lidhje me kėtė incident.
........
SHBA, arrestohet se kafshon buzėn e tė dashurit

Policia amerikane ka arrestuar njė grua se kafshoi buzėn e tė dashurit. Nė padinė e ngritur prej tij nė kontenė King tė Seattle-it, shkruhet se gruaja nga Uashingtoni i shkaktoi dhimbje tė pėrkohshme. “Dy tė dashuruarit u puthėn disa herė tė mėrkurėn pasdite, kur, pa qėllim, ajo i kafshoi buzėn e poshtme pa e paralajmėruar”, shkruhet nė raport. Ai menjėherė njoftoi policinė, e cila mbėrriti nė shtėpinė e periferisė sė Seattle-it dhe e gjeti personin tė ulur nė divan. “Dukej qartė se ai kishte dhimbje, por mund tė fliste”, thotė sherifi i kontesė, John Urquhart. Menjėherė i plagosuri u dėrgua nė spital ku mori ndihmėn e parė. Pas padisė sė ngritur prej tij policia nisi menjėherė hetimet. Autoritetet thonė se gruaja, emri i sė cilės nuk ėshtė bėrė i ditur, i rezistoi arrestimit. Ajo u arrestua pėr dhunė shtėpiake, por ende nuk ėshtė dėnuar. Pas lirimit me kusht ajo u kthye nė shtėpinė e tė dashurit tė saj.
........

Merr vrasės me pagesė se prindėrit s’e linin tė luante me kompjuter

Si gjithė prindėrit nė botė, edhe Shannan dhe Joey Troiano ishin tė shqetėsuar pėr notat e ulėta nė mėsime tė djalit, Cory Ryder, dhe e dėnuan duke i konfiskuar “PlayStation”-in dhe televizorin. Por ndryshe nga djemtė e mirė, 16-vjeēari po planifikonte tė punėsonte njė vrasės me pagesė. Pėr fat tė mirė, e ėma e dėgjoi nė telefon dhe nga ana e saj planifikoi njė operacion sekret me policin qė hiqej si vrasėsi me pagesė. Plani i adoleshentit u zbulua dhe para gjyqit do tė qėndrojė nė burgun e tė miturve nė Uashington.
........

Mijėra banane pėrfundojnė nė bregun holandez

Me mijėra banane kanė dalė nė bregun e dy ishujve tė Holandės veriore ditėn e djeshme, pasi 6 kontenierė ranė nga anija kargo gjatė njė stuhie dhe u hapėn. “Besoj se tė gjithė nė ishull duhet ta kenė nga njė tufė”, thotė Gossen Buren, njė punonjės i transportit. Bananet kanė mbuluar mė shumė se njė kilometėr tė plazhit tė ishullit Terschellilng, 70 milje nga veriu i Amsterdamit. Bananet kanė mbushur edhe ishullin fqinj, Ameland. Njė vit mė parė me mijėra kėpucė tenisi, valixhe alumini dhe lodra fėmijėsh mbėrritėn nė breg. 20 vite mė parė bregu u mbush me pulovra.

.........
Australi, 16-vjeēares i lejohet tė pijė duhan nė shkollė

Njė nxėnėse e vitit tė dytė tė gjimnazit i ėshtė dhėnė leja tė pijė duhan gjatė pushimeve, pasi doktori i saj thotė se ėshtė klinikisht e droguar ndaj nikotinės. Tara Lewis, 16-vjeēarja e cila pi njė paketė nė ditė, lejohet tė tymosė mes orėve tė mėsimit pėr tė ēliruar “stresin” e studimeve tė vitit tė dytė. Shkolla e mesme “Stromlo” e ka lejuar adoleshenten nga Canberra edhe pse qeveria australiane mburret me planet pėr tė shtrėnguar ligjet qė ndalojnė tė miturit tė tymosin. Nė 1 janar tė vitit 2008, tymi i duhanit s’do tė lejohet askund. Nxėnėsja e gjimnazit thotė se ėshtė njė ēlirim “masiv” fakti qė i lejohet tė tymosė nė shkollė, pasi e ndihmon tė qetėsohet. “Sapo kam njė cigare nė dorė, qetėsohem”, thotė ajo. Shkolla ka marrė kėtė vendim pasi ėshtė konsultuar me mamanė, Patrece dhe doktorin e familjes. “Ishim tė shqetėsuar se nuk do ta pėrfundonte vitin e dytė”, thotė zonja Lewis, 35-vjeēare. “I thashė drejtorit se problemi mė i madh ėshtė kur ėshtė e stresuar. Cigarja e ndihmon tė mos inatoset”, thotė mamaja qė edhe vet pi duhan.

Thyen kompjuterat se shefi s’e pėlqeu dhuratėn

Njė punonjės japonez i inatosur shkatėrroi zyrėn e punėdhėnėsit kur ai shpėrfilli dhuratėn e tij. 31-vjeēari, qė punonte pėr njė kompani veshjesh qė shiteshin nė internet, i dha shefit njė kuti me karamele si shenjė mirėnjohjeje se e kishte marrė nė punė. Shumė japonezė ruajnė traditėn e dhuratave kur nėnshkruajnė marrėveshje tė rėndėsishme financiare nė verė dhe nė dimėr. Kur punonjėsi kuptoi se shefi s’e kishte hapur dhuratėn mbi tavolinė, ai theu 22 kompjuterat e zyrės. Shefi tha se ishte shumė i zėnė pėr tė hapur dhuratėn.

Piloti dhe piloti i dytė flenė nė kabinė gjatė fluturimit

Dy pilotė gjatė njė fluturimi natėn i zuri gjumi nė kabinėn e kontrollit tė njė avioni qė mbante 100 pasagjerė. Ēifti u zgjua vetėm 20 minuta para zbritjes, nga tė bėrtiturat e tėrbuara tė kontrolluesit tė ajrit, i cili vuri re se ata po fluturonin shumė shpejt dhe shumė lart. Incidenti i gjumit ndodhi nė njė linjė amerikane dhe u bė i ditur gjatė njė seance tė kongresit nė lidhje me sigurinė e fluturimeve. Kapiteni i “Airbus A319” pranoi se po flinte ndėrsa avioni po i afrohej aeroportit tė Denverit po udhėtonte me dyfishin e shpejtėsisė sė lejuar. Ai thotė se edhe pilotin e dytė e kishte zėnė gjumi gjatė fluturimit nga Baltimore. Ai e raportoi ēėshtjen nė Sistemin e Sigurisė sė Aviacionit tė NASA-s, i cili lejon ekuipazhin e fluturimit tė japin detaje tė incidentit nė mėnyrė anonime, pa pasur frikė nga masat disiplinore. Piloti shkruan: “Gjatė 45 minutave tė fluturimit mė zuri gjumi; po kėshtu edhe ndihmėsin e parė. U zgjova nga zėri i shqetėsuar i radios dhe mora udhėzimet pėr t’u ulur. Zgjova dhe pilotin e dytė”. Emri i linjės nuk ėshtė bėrė i ditur por “Frontier Airlines” ėshtė kompania e vetme qė bėn fluturime natėn. Nė komentet e tij piloti thotė se kishte tre netė radhazi qė bėnte udhėtime 8-orėshe.

Pushohet gjykatėsi qė zgjidh seancėn me monedhė

Njė gjykatės amerikan, i cili urdhėroi qė ēėshtja gjyqėsore tė zgjidhet duke hedhur njė monedhė, ėshtė pushuar nga posti nė Gjykatėn Supreme tė Virxhinias. Sipas trupit gjykues, gjykatėsi James Michael Shull kishte luajtur “kokė-a-pil” pėr tė vendosur se cili nga prindėrit do ta mbante fėmijėn pėr Krishtlindje. Shull e pranoi veprimin e nxituar dhe thotė se qėllimi i tij ishte tė inkurajonte prindėrit tė vendosni vetė pėr ēėshtjen dhe mė vonė e pranoi se ishte gabim.

Angel Girl

Female
Numri i postimeve: 301
Age: 24
Vendodhja: JASHTE SHQIPERISE
Koha e lire: gallata me shoqerine,pc,tel,xhiro...etj
Puna: UNIVERSITET
Registration date: 03/08/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 6
<b>Kredite</b> Kredite: 1133

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga Musafir prej 9/5/2008, 3:14 pm

:bravo: :bravo:

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga Angel Girl prej 9/5/2008, 3:28 pm

EEEEE E SHEH CTE BEN NGRITJA NE DETYRE???? TE STIMULON,TE STIMULON!!!!!

Angel Girl

Female
Numri i postimeve: 301
Age: 24
Vendodhja: JASHTE SHQIPERISE
Koha e lire: gallata me shoqerine,pc,tel,xhiro...etj
Puna: UNIVERSITET
Registration date: 03/08/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 6
<b>Kredite</b> Kredite: 1133

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga Musafir prej 9/5/2008, 3:31 pm

E shoh e shoh...

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga NEO prej 16/3/2009, 3:29 pm

Nje kimist zbulon sekretin e violinave Stradivari

TEKSAS-Nje shkencetar ne Teksas thote se ka gjetur sekretin e violinave Stradivari dhe violinave te tjera te cmuara te krijuara 300 vjet me pare ne Italine e veriut. Ai mendon se i gjithe sekreti eshte te trajtimi i drurit me disa lende te caktuara kimike, por disa dashamires te muzikes e kane te veshtire ta besojne.

Profesori ne pension i Universitetit A&M te Teksasit, Xhozef Nohvari kishte deshire te mesonte violinen kur ishte femije, por Lufta e Dyte Boterore dhe ardhja ne fuqi e komunisteve ne Hungari, ku ai banonte, e bene te parealizueshme endrren e tij. Pasi iku nga Hungaria ai studioi kimi dhe mesoi te bente vete violina.

Duke analizuar violinat e Italise veriore ne vitet ’60, ai gjeti se vetem instrumente te tille si ato te Stradivarit nga Kremona dhe disa te tjera te bera ne Venecia i kishin shpetuar demtimit nga krimbi i drurit.

"Perfundimi qe arrita ishte se ne keta dy qytete dikush e trajtonte drurin me lende te caktuara kimike."

Nohvari filloi te testonte kimikate te ndryshme per te pare nese ato ndikonin mbi tingullin e violinave qe ai bente vete ne punishten prapa shtepise se tij ne Teksas. Por zbulimi i tij i me i madh erdhi pas bashkepunimit te tij me koleget e Departamentit te Gjeologjise ne Universitetin A & M te Teksasit.

Professor Rej Gillmet perdori per analiza nje aparature te teknologjise se larte e cila testonte perberjen kimike te substancave te ndryshme.

"Gjate oreve kur aparatura nuk ishte ne perdorim, gjate nates apo fundjavave, mora leje nga departamenti per ta perdorur ate per zgjidhjen e ketij problemi shume interesant."

Ai merrte pjese shume te vogla druri, te rena nga violinat Stradivari kur ato riparoheshin, i digjte ne laborator dhe pastaj analizonte hirin ne aparat, duke zbuluar pranine e kimikateve si squfur, klor dhe boron.

"Keto lende nuk jane te pranishme ne asnje dru natyror dhe jane mjaft te dallueshme nga druri natyror."

Lende te tilla perdoren rendom si kimikate per mbrojtjen e drurit dhe kjo e perforcoi teorine e Profesor Nohvarit se duke trajtuar kimikisht drurin, mjeshtrat e vjeter italiane kishin prodhuar pa e ditur nje instrument me te mire.

Megjithese shume muzikante e pershendeten kete studim, thote Nohvarti, koleksionistet e instrumenteve antike nuk ishin aspak te kenaqur.
"eshte me e lehte te shesesh nje violine Stradivari per 5 milion dollare kur i thua bleresit se ajo eshte produkt i nje fare frymezimi misterioz apo hyjnor."

Megjithese studimi i tij ka marre lavderime ne shkalle nderkombetare, bota e muzikes nuk ka treguar shume entusiazem, thote profesori.

"Mund te them se me nje ose dy perjashtime, thuajse e gjithe industria u shpreh shume negativisht ndaj nje shkencetari si une qe perpiqej te bente nje studim te tille."

Por Profesor Nohvari ka gjetur perkrahje entuziaste nga shume violiniste si pedagogu i muzikes Brajen Ljuis i Universitetit te Teksasit ne Ostin. Ljuis pranoi te vinte ne prove nje prej violinave te krijuara nga Nohvari ne punishten e tij.

"Ka nje tingull te embel dhe me pelqen," u shpreh ai pasi e provoi violinen.

Por Ljuis nuk mund te thote se kjo violine e re teksane eshte po aq e mire sa nje violine Stradivari sepse nje instrument duhet te perdoret per shume e shume vite per te fituat potencialin e tij te plote.

"Do te ishte shume interesante te krahasohej se si do te tingellonte nje nga violinat e tij pasi te jete perdorur 30 mije ore sepse te gjitha violinat Stradivari jane perdorur per nje kohe mjaft te gjate deri sa jane staxhionuar".

Violinat e bera nga Nohvarti dhe te tjeret duke perdorur tekniken e tij mund te arrijne nje dite tonalitetin ideal si ato te Stradivarit dhe te tregojne se nga kimia mund te linde muzike e famshme.

balkanweb

NEO
Ekspert
Ekspert

Male
Numri i postimeve: 3340
Age: 26
Vendodhja: Tirane
Koha e lire: Vetem naten kur fle
Puna: Minister
Registration date: 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 197
<b>Kredite</b> Kredite: 4608

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga NEO prej 8/4/2009, 9:58 am

E ēuditshme por mėse e vėrtetė. Njė burrė ishte aq shumė i fiksuar pas punėve tė shtėpisė qė meshkujt nuk i durojnė dot nė pėrgjithėsi, sa nuk pranoi as tė shpėtojė martesėn e tij.

Ngjarja e rrallė ka ndodhur nė Gjermani, ku njė grua nė moshėn rreth 38-vjeēare, i ka dhėnė fund martesės sė saj me tė shoqin pak vite mė tė madh.
Gruaja nga lokaliteti Sonders’haussen pranė kryeqytetit Berlin, pohoi se ka divorcuar bashkėshortin e saj, sepse ishte e irrituar pėr shkak se gjatė gjithė kohės burri merrej me punėt dhe pastrimin e shtėpisė.
Ēifti i shtetasve gjermanė, kishte 15 vjet qė ishte tė martuar. Por nė kėto njė dekadė e gjysmė, sikundėr thotė nė padinė e ndarjes 38-vjeēarja, gjatė gjithė kohės ishte detyruar tė duronte bashkėshortin e saj tė dhėnė shumė mė tepėr sesa duhej pas punėve tė shtėpisė, si pastrimi, larja dhe rregullimi i ambienteve tė saj.
Nė njė moment, gruas iu sos durimi nė momentin. “Nuk arrita ta duroj dot mė. Mendoni, ai shembi njė pjesė tė murit tė shtėpisė dhe e rindėrtoi sėrish vetėm sepse mbi mur kishte disa njolla tė pista”, - thuhet nė padinė qe e citoi Christian Kropp, kryetari i i gjykatės sė Sondershausen.
Ky i fundit pohoi: “Kurrė nuk kisha marrė njė argument tė tillė pėr bazėn e njė kėrkese pėr divorc”.

NEO
Ekspert
Ekspert

Male
Numri i postimeve: 3340
Age: 26
Vendodhja: Tirane
Koha e lire: Vetem naten kur fle
Puna: Minister
Registration date: 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 197
<b>Kredite</b> Kredite: 4608

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bote e cuditshme

Mesazh nga candy girl prej 13/5/2009, 9:06 pm

shum te cuditshem keto ngjarjet....

candy girl
ღInteligjentja Djallezuarღ
ღInteligjentja Djallezuarღ

Female
Numri i postimeve: 2284
Age: 16
Vendodhja: tropoje
Koha e lire: INTERNETI
Registration date: 27/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite: 2307

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi