NEO Antar/e Nderi


   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2474 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :)
Piket: 0
MSN:
 | Titulli: Si mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes? 7/5/2008, 11:22 am | |
| Qendra me e rendesishme per ndikimin fetar ne te gjithe Azine ka qene India. India ka lindur besime te shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njeri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse ne gjithe Azine Lindore. Nga kjo, shume kultura aziatike e mbajne ende Indine si vendlindjen e tyre frymore. Ne te njejten kohe (Pitagora) ne shekullin e gjashte p.k..si dhe ne Indi( rreth Indit dhe Gangit)shume dijetare hinduiste, po perpunonin teorine e transmigrimit te shpirtrave. Shfaqja e njekohshme e kesaj bindjeje ne Greqi dhe ne Indi, sipas shkences, vjen nga levizjet e popujve indo-europiane, te cilet ne shtegtimet e tyre nga nje kontinent ne tjetrin, bartnin me vete dhe idene e transmigrimit. Hinduizmi si fe ne Indi ze fill po me shfaqjen e arianeve rreth vitit 1500 p.k. Bindja induiste qe nga fillimet ishte se shpirti eshte i ndryshem nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin te paret dhe u ofronin ushqime shpirtrave te te vdekur... Shekuj me vone, te diturit hinduiste qe ndesheshin me problemet universale te se keqes dhe te vuajtjeve midis njerezve, i kombinuan keto me ligjin e Karmes (ligj i shkak-pasojes, i perziere me fatin) dhe zhvilluan teorine e rimisherimit, nepermjet te te cilit meritat dhe fajet ne nje jete shperblehen a ndeshkohen ne jeten tjeter. Shpirti nga nje trup i vdekur rimisherohej, lindte prape ne nje trup njeriu tjeter, por mund te rimisherohej edhe te nje kafshe, sipas merites, sipas sjelljes shoqerore ne jeten e meparshme. Me vone, shkalle-shkalle, do te marre forme dhe nje koncept tjeter filozofik, koncepti Brahman-Atman. Atmani, esenca e cdo gjeje mbi toke, e cdo njeriu, pas sa e sa rimisherimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti me i larte, me i perjetshemi, me i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjterimi dhe njekohesisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky eshte dhe synimi me i larte, me perfundimtar i hinduizmit. Ideja e metempsikozes, transmigrimi i shpirtrave ne nje jetese te mepasshme, perben bazen e brahmanizmit, po dhe te budizmit. Pavdekesia, duke kaluar proven e gjate neper rimisherime e transmigrime, per hinduizmin eshte nje e drejte e lindur e te gjitheve, jo privilegj i nje pakice te lumtur. Per fete monoteiste nje jete e vetme percakton fatin perfundimtar te shpirtit, parajsen a ferrin, per hinduizmin shpirti e arrin shenjterimin pas shume e shume rilindjesh. _________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|
Sajmiri Administrator


   Age : 24 Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 880 Vendodhja : as vete nuk e di Koha e lire : shum pak Puna : me bollik
Piket: 75
MSN:
 | Titulli: Re: Si mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes? 7/5/2008, 9:54 pm | |
| | besoj se jo o don po te ekzistonte do ishte nje mrekulli |
|
NEO Antar/e Nderi


   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2474 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :)
Piket: 0
MSN:
 | Titulli: Re: Si mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes? 7/5/2008, 10:50 pm | |
| ne baze te librave fetare , ekziston nje jete e pertejme. Fatkeqesisht nuk eshte e provuar shkencerisht. Une besoj qe ka nje jete pas vdekjes. Shpirtrat nuk vdesin, ai qe vdes eshte trupi.... _________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|