10 kėshilla tė dobishme pėr tė burgosurit.

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 kėshilla tė dobishme pėr tė burgosurit.

Mesazh nga Andi prej 6/2/2009, 11:19 am

Burgu ėshtė diēka qė tė gjithė duam ta shmangim, por jetės nuk i dihet. Ndoshta vjen nje kohė kur behesh pjese e saj (pavarėsisht nėse jeni fajtor apo jo).

Kėtu do tė gjeni 10 kėshilla pėr t'i mbajtur vath nė vesh nėse e gjeni veten anėtar tė kėsaj shtėpie tė madhe. Nėse jeni pa eksperiencė ju duhen kėshilla pėr tė ditur si tė silleni, me kė tė shoqėroheni dhe ēfarė tė bėni qė ta pėrfundoni dėnimin shėndoshė e mirė. Nėse do tė ndiqni kėto rregulla dhe me pak durim e pėrkushtim, do tė mėsoheni tė bėheni tolerantė dhe tė ruani gjakftohtėsinė. Shpresoj qė kėtė artikull ta lexoni nga kurioziteti dhe jo nga nevoja.

Mos spiunoni tė burgosurit e tjerė
Mos spiunoni tė burgosurit qė njihni aty brenda. Nėse ata e zbulojnė mund tė hyni nė njė botė tė re dhimbjesh. Tani qė e morėt vesh edhe kėtė, mos tregoni mungesė respekti kundėr rojeve, ata mund t’jua bėjnė kohėn e dėnimit mė tė lehtė.

Mos u pėrfshini me tė fortėt
Nuk po flas pėr tipat me flokė pėrpjetė, por ata qė qėndrojnė gjithmonė pas njė tė forti, zakonisht pėr mbrojtje. Edhe pėrfitimet afat-shkurtra mund t’ju tėrheqin (mbrojtje nga tė burgosurit e tjerė), mund tė bėheni njė skllav me plot fjalė. Mund tė bėheni objekt kumari apo t’i shiteni tė burgosurve tė tjerė he me siguri do tė pėrdoreni dhe abuzoheni. As mos pranoni tė bėheni lolot e dikujt tjetėr. Tė fortėt qė ju afrojnė pranė vetes, me siguri kėrkojnė dikė tė tallen. Nuk duhet tė shoqėroheni as me ata qė kanė nam tė keq. Xhelozia nė burg mund tė ēojė nė vrasje.

Mos hyni nė borxhe me askėnd
Fillimisht kur tė mbėrrini, tė burgosurit e tjerė do t’ju ofrojnė artikuj borxh sa tė ngriheni nė kėmbė, pėr shembull cigare. Ato do t’ju ofrojnė njė paketė nė shkėmbim tė dy paketave mė vonė. Mos e pranoni nė asnjė mėnyrė kėtė ofertė, pasi ėshtė njė dredhi qė ju tė hyni nė borxh me dikė tjetėr. Nėse pini duhan, lėreni. Duhet tė prisni derisa tė keni para nė dorė qė tė blini gjėra. Rregulli ėshtė: KURRĖ mos merrni gjė nga kushdo qoftė nė burg. Kjo mund t’ju vrasė ose t’ju lėndojė seriozisht.

Mos pėrdorni drogė
Pėrdorimi i drogės ėshtė garanci pėr telashe. Do tė hyni seriozisht nė borxhe nėse bėheni tė droguar dhe rrezikoni tė ziheni befas nga rojet. Droga, edhe pse mund tė gjendet me lehtėsi kur jeni brenda dhe do t’jua bėjė kohėn mė pak tė dhimbshme, me siguri do t’ju fusė nė telashe edhe mė tė mėdha se ato ku jeni.

Mos e diskutoni krimin tuaj
Ky rregull vlen veēanėrisht nė rastet e krimeve seksuale. Tė burgosurit e dėnuar pėr kėto krime janė shėnjestra mė e madhe pėr brutalitet. Nė fakt, kjo ėshtė e garantuar nėse krimi pėrfshin fėmijė. Nėse jeni tė dėnuar pėr njė krim qė ka tė bėjė me fėmijė, do tė bėni mirė tė kėrkoni kujdestari protektive qė nė fillim kur hyni. Kjo me siguri do t’ju shpėtojė jetėn.

Mbajeni gojėn mbyllur
Mos i tregoni tė tjerėve pėr jetėn tuaj private. Mos i diskutoni krimet tuaja dhe mos diskutoni pėr politikė. Ēdo tip diskutimi qė mund t’ju sjellė zėnka ėshtė i ndaluar. Mos i nxirrni tė larat e tė palarat tuaja nė rrugė. Nė tė njėjtėn kohė respektoni privatėsinė e tė burgosurve tė tjerėt dhe mos “fusni hundėt” nė jetėn e tyre private.

Mos vėshtroni nė sy tė burgosurit e tjerė
Gjithmonė ecni me kokėn pėrpara. Mund tė duhet vetėm njė shikim qė zgjat njė sekondė qė ju tė bėheni shėnjestėr dhune. Njė tip mund tė duket miqėsor ose gjakftohtė njė minutė, por minutėn tjetėr mund tė bėhet armiku juaj mė i keq.

Merruni me aktivitete fizike
Palestra jo vetėm qė ju ndihmon tė kaloni kohėn e lirė, por gjithashtu ju ndihmon t’ju japė madhėsi trupore, gjė qė ju largon nga shėnjestra e ngacmimeve. Nuk duhet tė dukeni tė dobėt, kjo do tė thotė qė tė ecni me kokėn lart, mos shikoni kėmbėt ndėrsa ecni. Shmanguni nga ēdo lloj tundimi pėr tė bėrė tatuazh. Ato shpesh sjelli sėmundje, si hepatit. Do tė pendoheni sapo tė dilni jashtė.

Shmanguni bixhozit ashtu si murtajės
Kumari apo bixhozi ėshtė mėnyra mė e shpejtė pėr tė vdekur. Nuk ekziston asnjė mundėsi pėr tė fituar; ose do tė mbyteni nė borxhe nėse humbisni, ose do tė inatosni personat e gabuar nėse fitoni. Shmangiuni kumarit sikur tė ishte murtajė. Tė burgosurit do tė bėjnė tė pamundurėn qė ju t’i keni para borxh. Tani qė e morėt vesh kėtė, ėshtė mirė tė mėsoni disa lojėra tavoline para se tė hyni, qė tė kaloni kohėn me lojėra miqėsore.

Jini tė respektueshėm dhe tė sjellshėm
Gjithmonė jini tė sjellshėm dhe tė edukuar me tė burgosurit e tjerė. Respekti ėshtė e vetmja gjė qė i burgosuri ka dhe mungesa e kėsaj gjėje do tė ishte shkatėrruese. Mos harroni, nėse i jepni tė tjerėve respekt, ata me siguri do t’jua kthejnė favorin. Nuk e besoj se doni tė bėni armiq nė burg. Sė fundmi, tė qenit i burgosur ėshtė si tė jesh nė luftė, prandaj ėshtė mė mirė tė mos bėni asnjė krim

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!

Andi
WebMaster
WebMaster

Male
Numri i postimeve: 3538
Age: 22
Vendodhja: Nuk e di
Koha e lire: Para pc,xhiro,qef
Puna: Universitet
Registration date: 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 61
<b>Kredite</b> Kredite: 5427

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi