Pritje (poezi)

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pritje (poezi)

Mesazh nga Emanuel Lasku prej 15/6/2010, 9:55 pm

Pritje (C) Aranit ROSHI







Lundrojme ne ujera te qeta
prej kohesh, kohet shtyjme drejt njomejeve
heronjte vdiqen, e po keshtu dhe qeni i odiseut
fundet jane te trishtueshem, sidomos ata te bukurit


Tani po flas percart
eshte e enjtja e madhe
te burgosurit takojne familjaret.
Pas shiut te rende te veres
pluhuri ngjitet mbas xhamave

Sot ne spitalin kanceroz
vdekja lebroze vallezon korridoreve
nje tjeter shpirte spitali gromesine
si e verdha e trishte e mimozave
Ne korridorin e tij si nje zorre qorre
perfliten ndjenjat paralitike te pacienteve
i dhembur ngjeshem mbas murit te ftohte
parakaloje fytyra te grisura, relike
Eshte e enjtja e madhe
e enjtja e prostitutave dhe e ushtareve
e enjtja e atyre qe presin te vdesin
diku ne spitalin e mbushur me dhembje
ne rruget e qytetit kercen turma marroke e hapave
qe troket cmendurisht mbi cmendurine time
e me therret edhe mua ne vallen e madhe
me therret ti bashkohem lukunive

Disa te marre po kryqezojne nje zagar
nga goja nxjerr shkume te bardhe
me shikon ngultazi, loton e dihat
kuit si krishti 2004 vjet me pare.

E sot eshte e enjtja e madhe
pa konvencione, pa kurora dhimbjeje
hena e lagur dhe e rreckosur
qe rreshket e heshtur mbi patina pretendimesh
e qullur nga shiu i rende i veres
i bashkangjitet valles se madhe te rutines.
Mes turmes qe terhiqet nga koha
si nje kapistall i padukshem frike
une te enjten e madhe 400 copash shqyej
te enjten e madhe ngjyros me pritje.
Po ajo nuk duket askund
as sot ska ndermend te vij
i lodhur, i heshtur, neperdhemb emra heronjsh
me duken te huaj, te ftohte ,te trishte.

Sot eshte e enjtja e madhe
Stacioni i trenit lekundet nga zhurma
Tej ca bagazhe te harruara
gazeta, police, fytyra te huaja.
Vallezime diabolike te gjetheve te lodhura
te varura ne dege pashprese kujtimesh
eshte garderoba e dale mode
qe mbulon shpinen e kesaj stine

e veshur me myshk rruga e madhe
vallezoje hapat e pafund kalimtare
sekondat e vena ne rradhe shtyjne njera tjetren
e koha ngjeshet ,shtrihet mbi ngjarjet tullace
asgje e re ne kete hurdh frymesh
vec asaj qe ajo as sot s'do te vij
koken e kam te mbushur me emra heronjsh
me emra prostituash, te panjohurish, ndodhish

Vertiten kujtimet si nje karusel i madh
qe lengon kuitshem mbas cdo rrotullimi
emrat e heronjeve vihen ne rradhe
te tere jane te bukur, te forte, te mencur, ideal
e enjtja e madhe rend drejt kangjellave
koha konservohet ne pritjen e madhe
se sot te burgosurit takojne familjaret
e ne spitalin kanceroz vdekja hedh valle

Ajo po krihet , po hedh dhe parfumin
ate me te shtrenjtin ne historine e tradhetive
"rruges se qumeshtit" nje tjeter yll i shtohet
i pakapshem bulezon drejt largesive
i huaj ne kete proteze mendimesh
qe e vesh pas cdo mastrubimi
dashuria ime banale, pjelle e se perditshmes
deri ne permjerrje viktime e rastesive.

mu ngjesh kjo e enjte surratit
nxitimthi po me derdhet nga syte
prej kohesh kohen e shtyjme konsumimeve
prej kohesh vrasim perendite
terheq vargonjte e mallit
i denuar jam me pritje
si tren i vonuar qe rend drejt stacionit
rend drejt te djeshmes sime


Lundrojme ne ujera te qeta
prej kohesh, kohet shtyjme drejt njomejeve
heronjte vdiqen, e po keshtu edhe qeni i odiseut
fundet jane te trishtueshem
po me te trishtuar, te denuarit me pritje

Emanuel Lasku

Male
Numri i postimeve: 20
Age: 35
Vendodhja: Tirane
Registration date: 10/06/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : -1
<b>Kredite</b> Kredite: 117

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pritje (poezi)

Mesazh nga Emanuel Lasku prej 15/6/2010, 10:55 pm

RRUGA
(c) ARANIT ROSHI

Rruga shtrihet ne barkun e qytetit
si vagine e pluhrosur, e ndyre, e madhe
njerzit, spermatozoite te hutuar
rendin, diten te mbarsin me ngjarje

Nga larg vjen koka e kohes
ne sy ka nje binokel rutine
shqyhen ndodhite mbi shpinen e saj
rruga skene e tragji-komedive

Vjen ti.
shikim pafajshem si era
kapercen trotuarin e qepallave te mija
humbet ne turmen e pakrehur
Perkulesh der ne vet takime
dhe rrjedh si drite neoni e ftohte
burim aksidentesh ecen e drojtur
ne rrugen shale-hapur
ne rrugen e ndote


Largohesh nga une
Ne turmen e heshtur, solmne
mendime te liga me vallezojne ne koke
mendimet bushtra mbledh ne hareme

I vogel sot jam
i ndyre te varem ne buze
parkoj mes gjinjeve te tu
fantazine time bullafiqe te tulte
Braktise perendimin e diellit mbi det
s'me duhet asgje
asgje sme hyn me ne pune
ne themelet e qenies sime
ne sistimin tim te enderrave
kercen shtegu i flokeve te tua
rob veshtrimi im ka rene
ne burgun e qerpikeve te harkuar

e c'jane per mua mengjeset plot drite
qe plot bujari Borgesit te verber ja fal
ato nje nga nje i shkul si qime
nga trupi i magjinates sime te perdale
nje shpelle kam ne dhemballe
qe pjell erresire
me e erret se verberia e Borgesit eshte
prej saj shkund universe
prej saj gromesije mall.

Se une dua
s'jam poet
jam qenie e paturpshme
qe nuk nguron te qaj
jam dhemb katarosh
qe kercen nga dashuria per buzet e nxehta
sperkatur me friken e veshtrimit blu
jam veper e bukur arti
nenshkruar me firmen e syve te saj
kaltersia e tyre tretur ne mua
nje qen i terbuar me skermit dhembet
si figure letrare e keq-perdoruar

Po!
Une sjam poet
jam nje njeri ne turmen e madhe
qe derdhet mbi shalet e rruges kurve
qe diten kerkon te mbars me ngjarje
Ty te kerkoj
Mungesen tende e bej fjogo
zbukuroj guximin tim
mengjeset plot drite
e perendimet e braktisura
dhurate te tera ja bej
verberise se gjysh borgesit.

Pastaj e marr per dore
te dy endemi ne rrugen e madhe
une dhe verberia e tij
bisedojme per ty
trupin tend ja vizatoj me vargje

Emanuel Lasku

Male
Numri i postimeve: 20
Age: 35
Vendodhja: Tirane
Registration date: 10/06/2010
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : -1
<b>Kredite</b> Kredite: 117

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi