ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Si ta mbash trurin nė formė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




MesazhTitulli: Si ta mbash trurin nė formė?   14/10/2007, 12:52 pm

Nga seksi te muzika, nga gjimnastika te gjumi. Ja disa kėshilla pėr ta mbajtur trurin tė freskėt dhe produktiv. Dhe nėse mendoni se sms-tė dhe kompjuterat bėjnė mirė, harrojeni



Shpesh ndiheni pa ide? Apo harroni vend e pavend? Ndoshta truri juaj ka nevojė pėr pak stėrvitje. Sipas kėrkimeve tė fundit, nė fakt nuk ėshtė kurrė shumė vonė pėr

ta “rimbushur” trurin. Pavarėsisht nga kushtet fillestare, secila prej nesh, edhe e rritur, mund tė fuqizojė aftėsitė e saj intelektuale. Neurologėt shpjegojė si. Hapni sytė. Aq mė tepėr qė pėr shumė tė rinj ėshtė dhe kohė provimesh.

Corro Ergo Sum (vrapoj pra jam)

Motoja i bėn mirė trurit. Stėrvitja fizike (ecja e shpejtė, aerobia) ėshtė e dobishme pėr oksigjenimin e qelizave tė trurit. Pjesa qė pėrfiton mė shumė ėshtė hipokampi, zona e lidhur me tė kuptuarit dhe kujtesėn.

Duhet vesh muzike

Tė dėgjosh muzikė (klasike, po dhe pop e rok) zhvillon tė kuptuarit, pėrqendrimin por dhe kujtesėn. Edhe tė studiosh njė vegėl muzikore ėshtė shumė e dobishme: studimet kanė pikasur aftėsi intelektuale mė tė larta te fėmijėt qė studiojnė njė vegėl muzikore.

Rebus e gjėegjėza

Enigmatika, rebuset, gjėegjėzat, sekuencat numerike dhe logjike, por dhe leximet, tė shkruarit dhe lojėrat me letra mbajnė mendjen nė stėrvitje. Neurobika, disiplinė e ideuar nga njė neurofiziolog amerikan, kėshillon qė tė ndryshohen sa mė shpesh tė jetė mundur gjestet e zakonshme tė sjelljes sonė tė pėrditshme pėr tė aktivizuar lidhje tė reja ndėrmjet zonave tė trurit. Pėr shembull: tė lani dhėmbėt me dorėn e majtė (pėr mėngjarashet e kundėrta), t’i zgjedhėsh veshjet me sy mbyllur, t’i biesh nga njė rrugė tjetėr pėr nė punė, tė bėsh dush nė vend qė tė futesh nė vaskė.

Joga dhe meditim

Njė studim i njė klinike universitare ka vėrtetuar njė rritje tė rrudhave tė kores sė pjesės paraballore (zonė e lidhur me kujtesėn afat shkurtėr), te personat qė meditojnė rregullisht. Pėrveē kėsaj ushtrimet dhe teknikat e relaksit si joga kanė njė fuqi rigjeneruese pėr trurin.

Bėni njė pushim

Njė kėrkim ka treguar se ēdo aktivitet, pasi kalojnė 40 minuta nuk ka rendiment. Pėr tė pasur njė produktivitet optimal, duhet bėrė njė pushim njėzet minuta ēdo treēerek ore. Edhe Universiteti i Harvardit zbaton domosdoshmėrinė e pushimit nga 30 deri nė 60 minuta, pėr mos tė mbingarkuar trurin.

Njė gjumė i mirė

Tė flesh tė paktėn shtatė deri nė tetė orė nė natė rrit aftėsitė krijuese dhe vendimmarrėse tė trurit. Universiteti i Londrės ka zbuluar se ēfarė studiohet para se tė shkosh pėr tė fjetur thithet mė lehtė.

Peshk sa herė tė duash (por jo rrallė)

Omega 3, acid folik dhe vitamina B, E, dhe C janė shumė tė rėndėsishme. Pra, hapi rrugė peshkut, i pasur me vajra tė pangopur,bishtajoreve, frutave dhe perimeve. Pėrveēse mos ta teprosh asnjėherė me tė ngrėnit, tė eliminosh yndyrat e ngopura dhe ushqimet pa shumė vitamina i bėn mirė trurit.

Ēokollatė po me kusht qė tė jetė e zezė

Ēokollata e zezė dhe e hidhur, e pasur me flavonoidė, pėrveēse ka njė efekt antioksidues, pėrmirėson qarkullimin e gjakut. Dhe trurit kjo i pėlqen. Oksigjeni shkon shpesh dhe e furnizon organin komandues tė organizmit.

Truri pa ujė si peshku pa ujė

Truri ėshtė i pėrbėrė nga 80 pėr qind ujė, pėr kėtė ėshtė e nevojshme ta furnizosh me sasitė e duhura. Kėshillohet 1, 5 deri nė dy litra ujė nė ditė, po nė rast se ju duken shumė, nisni tė stėrvitni veten qė t’i afroheni kėsaj shifre tė kėshilluar dhe stėrkėshilluar nga tė gjithė specialistėt.

Esėll dhe tė kthjellėta

Alkooli, po tė merret nė sasi tė mėdha dėmton tėrė organizmin, pėrfshirė dhe sistemin nervor qendror. Nė veēanti, njė dehje sjell pasoja negative afatgjata pėr hipokampin. Por njė gotė verė nė tavolinė (patjetėr e kuqe se ėshtė pasur me polifenole), ėshtė njė aleat i mirė kundėr plakjes.

Kontrolle tė rregullta

Pėrveē njė regjimi ushqimor tė shėndetshėm dhe njė aktiviteti fizik tė pėrhershėm, ėshtė i nevojshėm njė kontroll i rregullt mjekėsor pėr tė luftuar katėr armiqtė e trurit: hipertensionin, diabetin, obezitetin dhe kolesterolin e lartė.

Deri kėtu ishin kėshillat e specialistėve, por ekzistojnė dhe kėrkime tė reja (dhe nė fazė tė papėrfunduar), qė sugjerojnė mėnyra tė tjera pėr tė stėrvitur trurin.

Parfum lavande

Sipas njė studimi japonez, pėr shembull tė nuhasėsh lavandėn gjatė njė pushimi pune rrit pėrqendrimin nė orėt pasardhėse, pėrveēse ka dhe njė fuqi ēlodhėse tė jashtėzakonshme.

Thuaji po ēamēakėzit

Studime tė universiteteve amerikane kanė vėrtetuar se pėrtypja e ēamēakėzit ndihmon kujtesėn dhe mposht stresin. Po ka mė: studentėt e njė klase ku u lejua ēamēakėzi morėn mesatarisht nota 5 pėr qind mė tė larta se tė klasave tė tjera. Gjithashtu pėrtypja e shpeshtė e ēamēakėzit rrit qarkullimin e gjakut nė tru.

Ndal tė kuqes!

Sipas studimeve ngjyrat ndikojnė gjendjet shpirtėrore, por dhe rezultatet qė jep dikush. E kuqja, pėr shembull, me fuqinė e saj eksituese pengon pėrqendrimin dhe duhet shmangur nė situata stresuese, pėr shembull gjatė njė provimi.

Seksi ndihmon

Studiuesit kanė kryer njė eksperiment te minjtė, duke nxjerrė pėrfundimin se te femrat, orgazma dhe shtatzėnia provokojnė njė rritje tė prolaktinės, njė hormon qė tek mbartėsit shkakton rritje tė qelizave nervore.

Dieta pėr kujtesėn:

Ēokollatė, shumė ujė, peshk, fruta dhe perime
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Almarin
Perdorues Aktiv/e
Perdorues  Aktiv/e


Gender:MaleSagittariusHorse
Age : 17
Anėtarėsuar : 26 Jan 2008
Mesazhe : 139
Vendodhja : Durres
Koha e lire : Dal per qef
Puna : Boksier&kam 1 lloto&Shkolla


Piket Piket: 0
MSN MSN:

MesazhTitulli: Re: Si ta mbash trurin nė formė?   12/2/2008, 10:11 pm

Oouu sa shum gjona une vec qe lezova gjith ket e kam stervit trunin aq shum sa sba mo e kam kart memorin e trunit te vogel 1mega :) :)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0
MSN MSN:

MesazhTitulli: Re: Si ta mbash trurin nė formė?   14/2/2008, 11:00 am

hahaahhaha Almarin, pjesen tjeter merre me flash USB Very Happy Very Happy
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Almarin
Perdorues Aktiv/e
Perdorues  Aktiv/e


Gender:MaleSagittariusHorse
Age : 17
Anėtarėsuar : 26 Jan 2008
Mesazhe : 139
Vendodhja : Durres
Koha e lire : Dal per qef
Puna : Boksier&kam 1 lloto&Shkolla


Piket Piket: 0
MSN MSN:

MesazhTitulli: Re: Si ta mbash trurin nė formė?   17/2/2008, 10:27 pm

Rrofsh lale per keshillen... :) :) do ta kem parasush se neser eshte dhe dita pare qe shkoj ne shkollen e re dhe ta mar nje USB me vete se do me duhet hahaha :lol: :lol:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si ta mbash trurin nė formė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: 
KENDI KULTUROR
 :: MJEKSIA
-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės