shaban cakolli Shkrimtar & poet


 Anėtarėsuar : 12 Jul 2007 Mesazhe : 232 Vendodhja : Gjermani Puna : Poet-shkrimtar Piket: 0
 | Titulli: krijuesi yne Bardhyl Londo 19/8/2007, 1:35 pm | |
| BARDHYL LONDO,u lind ne 1948 ne Permet.Ka kryar Fakultetin Histori-filologji ne Tirane.Ai eshte drejtor i te perjavshmes "Drita",organ i Lidhjes se Shkrimtareve dheArtisteve. Bardhyl Londo,ka botuar keto permbledhje poetike: -Krisma dhe trandafila -Hapa ne rruge Emrin e ka dashuri -Si ta qetesoi detin Vetem Itaka -Dite njerezore -Kur perendite ndaluan vetevrasjen...-... |
|
NEO Antar/e Nderi


   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2476 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :) Piket: 0
 | Titulli: Re: krijuesi yne Bardhyl Londo 29/2/2008, 10:00 pm | |
| Poezi nga Bardhyl Londo Epitaf i shtate endrrave .... Dola. ciftet e dashuruara putheshin qetesisht ne park. Rendin rruget e periferise buzet te takonin me bulevardin e madh. Nate e bukur, capitej ngadale, diellin priste te puthej ne mengjes. Qyteti perqafohej me mallin perballe pa asnje llogari, pa asnje interes. Nate e bukur tmerresisht nje nate a vete jeta ish?! Jete njerezore-fytyre dashurish. " Nata jeton me pasionin e agimit e sotmja enderron te nesermen Vete hapi i njeriut mbi token time trajektore e pasioneve te ndershme Nga pasione te bukura njerezore lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri. Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!" " Te kam besur gjithmone si femija nenes, ty, force e pamposhtur e njeriut te mire, cdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar, koha ime ka fytyren e njeriut te lire. " "Motiv i lashte popullor" Ne jemi si dybrigje te nje lumi perjete perballe, perjete te ndare naten ndertojme ne endrra nje ure diten mbetemi te huaj si me pare. Nje ure te ngre qe te lidhen brigjet me ditet e mia, me endrrat do ta mbaj te vij te mbeshtes koken mbi supin tend dhe te hesht, te qesh, te qaj. "Kemi dashur shume" ...Se edhe dashurite vdesin e shtrenjta ime me nje gjeth ne buze me nje fjale shpuze ...Se edhe deti vdes e shtrenjta ime mbi nje rere te trishtuar, nen nje shkemb te vetmuar. ...Se edhe vjeshta vdes e shtrenjta ime ne nje livadh pa bar, ne nje shteg mergimtar. ...Se edhe ujerat vdesin e shtrenjta ime neper mjegull te dendur, nen nje re si enderr. ...Kemi dashur shume, kemi urryer shume, S'kemi si vdesim, e shtenjta ime. "Vetem Itaka mbetet" Kane nderruar anijet. S'jane me si te Odiseut. Kane nderruar dashurite. S'jane me si te Menelaut. Kane nderruar grate. S'i ngjajne me Helenes. Dhe prape do te nderrojne ne shekujt praparendes Vetem Itaka mbetet Itaka te femija, Itaka te njeriu ajo e perjetshmja endrra, dashuria, jeta, vdekja. Itaka- vete njeriu. "Eklips" Ne nuk u pame nje dite te tere Bota rreth diellit u rrotullua normalisht Ndonese aparatet e fizikaneve nuk shenuan asgje Une e kuptova, kishte rene eklips. Nga poema "Dite njerzore" Nuk mesohem dot me ndarjen. Me ka marre malli per fjalen tende malli me ka djegur per heshtjen tende. Oh po cila dashuri nuk e ndjeu tristimin, cila dashuri nuk e ndjeu dhembjen? Dashurite e vockla fillojne e mbarojne te buzet vetem dashurire-komediane gjithe jeten qeshin. Dashurite e medha dine te lindin, dine te trishtohen te vdesin. Ne ndodhte te kalojme prane njeri tjetrit si te huaj koken mos e ul veshtrome ne sy: "I perjetshem qofte kujtimi yt dashuri!" Dhe ti dashuria ime nje dite mund te vdesesh, si nje vapor i rende i mbytur ne detin e kujteses. Dallge do te cosh, e dhimbshme e rende, dashuria ime, si burrat vdis ne kembe! Pa psheretima sentimentale, pa lamtumire qaramani, larg llogarive te vockla, larg loteve te komedianit. Dashuria ime, e bukur, hijerende ne u dashte te vdesesh, si burrat vdis ne kembe! Ti u trishtove? Dy tri lote hapesirave te syve te tu fshehtas shkane si meteore Qaj pra, keshtu je me njerzore. Po iki: Temperature perflakur, plagerenduar. Asnje arme s'u shkreh e megjithate, dashuria mbeti e pergjakur. Po iki Fytyra jote me prin nga jugu fytyra jote me ndjell nga veriu. Ti me mesove te verteten e madhe: Dashuria eshte monument mbrohet nga njeriu
_________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|