ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

MISTERE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2, 3
AutoriMesazh
NEO



Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2520
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   22/10/2007, 10:57 am

Pjesa e Gjashte


Disa Sekrete Te Pathena


Ne vazhdim te studimit te metejshem dhe procesit te vleresimit te disqeve nepermjet fotografive mund te shpjegoj vetem nje porcion fare te vogel dhe po kaq mund te publikohet ose te nxirret. Shume nga te dhenat qe kane lidhje me nje teknologji te larte nuk mund te publikohen per kete brez deri sa te vazhdoje te sundoje te menduarit apatik te masave. I referohem te dhenave arkivore ne lidhje me formulat e sakta te telekinetikes, teletransportimit njerezor, burimin e drites se lenget ketu ne toke, arti i ngritjes pezull dhe hapat e avancuar te forcave transportuese dhe fare pak te dhena mbi vendndodhjen e sakte te hyrjeve per ne brendesi te tokes ku ekzistojne civilizime pikerisht ne kete epoke qe jetojme ne.

Ne pothuaj cdo shekull te kaluar njerezit kane marre pak a shume nje fijeze informacioni nepermjet legjendave te ndryshme qe kane kaluar nga brezi ne brez prej te pareve te tyre, nga folklori indian, historite nga Platoni, perrallat e Zhyl Vernit ose aventurat dramatike te Orson Wells ne lidhje me monstrat detare, njeriu i vogel gri nga hapesira ose njeriu i debores qe e ktheu skepticizmin ne nje realitet te frikshem. Pjesa me e madhe e mosbesuesve ne bote nuk jane komplet pa rezerva ndaj shume prej fenomeneve te pashpjegueshme sidomos kur kemi te bejme me deshmite apo referencat per Majat qe gjeten rrugen e tyre neper tunelet e nendheshme per ne brendesi te maleve, shpellave dhe vete tokes per te themeluar qytetet e tyre te brendeshme, pertej cdo turbullire dhe influences dekadente te rraces njerezore qe zoteron siperfaqen e tokes.

Pa llogaritur besimin apo mosbesimin ne lidhje me teorine e Tokes boshe, legjendat jo vetem kane ngulur kembe mbi “Zotat e Arte qe dolen nga thellesia” por edhe vete ne kemi konfirmimin tani nga mirkofilmat qe indikojne shtate hapje aktuale shume poshte siperfaqes se Tokes. Ne ato kohera kjo rrace e avancuar dhe me nje inteligjence shume superiore kane dhene referenca per fakteqesite qe do vijne per rracen tone dhe qe do ndodhin e Epoken e Peshkut (qe jemi ne) duke i dhene fund asaj. Vetem per kete arsye ata moren masa dhe kryen pergatitje shume kohe me pare per te siguruar nje ekzistence me te sigurt (nga Majat dhe Atlantasit) ne brendesi te Tokes dhe jo me mbi siperfaqen e saj. Po flasim per nje epoke qe shkon mbrapa ne kohe rreth 25 mije – 30 mije vjet.

Me aq sa arritem te percaktonim nga hartat e Majave, keto hyrje sekrete per ne brendesi te Tokes te cojne direkt ne qytete-shpella shume shume poshte siperfaqes. Dhe jo vetem Majat por edhe perpara tyre ka patur te dhena per keto hyrje por qe jane mbajtur te fshehta per arsye specifike. Kjo rrace e vecante ka qene shume e fshehte dhe e kujdesshme ne nxjerrjen e te dhenave per gjetjet dhe shpikjet e tyre teknologjike dhe mbase qellimisht kane eleminuar pjesen me te madhe te hyrjeve duke ju druajtur kuriozitetit te njerezve te siperfaqes.

Asnje prej shkrimeve te lashta te Majave nuk jepte detaje mbi vendndodhjen e sakte te rezidences se tyre, qyteteve te tyre te nendheshme apo kohes se kur ishin ndertuar.

Nga filmimet e bera te disqeve metalike ne ishim me fat qe mesuam vendndodhjen e te pakten shtate hyrjeve te medha. Po te mos kishte qene per kete zbulim te varrit, do ishin shpenzuar shume vite te tjera duke kerkuar gjithe siperfaqen e globit. Dhe ne nje rast te tille ato do te mund te gjeheshin vetem rastesisht si rezultat i ndryshimit te siperfaqes se Tokes nga aktiviteti sizmik, permbytje dhe zhvendosjeve tektonike. Ne kohen kur keto disqe ishin vendosur ne varrin e fshehte sipefaqja e tokes nuk ngjante aspak me kete te diteve tona.

Keto carje perbrenda tokes sone jane ne nje fare menyre shume me ndryshe nga cmund te presi nje turist. Keto hapesira poshte kores se tokes kane nje madhesi te tille ne gjendje te ndertojne disa qytete ne nje zone te vetme. Psh shpella ne themelin e hyrjes ne Veri (sipas hartave te lashta) mund te mbaje mese miri te gjithe qytetin e New York dhe Cikago sebashku dhe perseri te kete hapesire per mbjellje dritherash dhe te lashtash te tjera.

Ne Ameriken e Jugut ndodhet nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 70 grade dhe gjatesine 10 grade. Kjo shpelle ndodhet ne nje thellesi prej 312 miljesh ose 302 milje ne brendesi te mantelit te jashtem. (Nese kjo eshte korrekte atehere korespondon ne nje shkalle thellesie prej 1 cm ne 30 cm globale.) Ne zonen qe ndodhen ne Rusi ka nje hapje (vrime frymarrjeje) ne jug te Tombaut dhe ne veri te Voronezhit ne nje gjeresi 90 grade dhe gjatesi 30 grade. Thellesia e kesaj shpelle ishte e percaktuar si 1 milion e 788 mije e 159 pike 9 qe duke ndjekur terminologjine e duhur do percaktohej si nje thellesi prej 508 miljesh (1,788,159.9). Kina ka nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 110 grade dhe gjatesine 25 grade qe ne harte ndodhet afer qytetit Kweilin. Ne disqe permbaheshin te dhenat per kete shpelle dhe per thellesine e saj qe ishte 277 milje poshte nga korja e jashteme ose 267 milje ne mantelin e jashtem. Fatkeqesisht hapja e katert eshte e percaktuar ne gjeresine 40 grade dhe gjatesine e njejte qe i bie ne nje zone ne mes te oqeanit Atlantik. Hapja e peste e njohur e brendesise se tokes shtrihet ne gjeresine 42 grade dhe gjatesine qe nuk e kalon 77 grade (plus minus disa grade per shkak te levizjeve tektonike gjate 200 mije vjeteve te fundit.) Kjo indikonte nnjerin nga shtetet veriperendimore te USA-s.

Sipas atyre qe ishin arkivuar ne brendesi te varrit sekret ne toke ne kemi bote binjake qe ose perputhen me njera tjetren ose jane dy qenie te vecanta. Kjo e fundit eshte teoria qe do me pelqente me shume te besoja. Per ata lexues qe mbeten mosbesues mbimundesine e botes binjake mund tju kujtoj se poshte siperfaqes se tokes ka me mijera milje tunele, duzina te tera liqenesh te nendheshme, qindra milje lumenjsh te nendheshem, shpella gjigande qe ndodhen vetem brenda 10 miljesh nga siperfaqa e kores se tokes. Ka vullkane qe zgjatojne deget e tyre ne thellei nga tete deri ne 10 milje ne thellesi te tokes me kanale lidhese dhe degezime qe shkojne edhe 400 milje ne thellesi. Vullkanet e shuara jane nje network natyral tunelesh dhe kalimesh dhe qe eventualisht te cojne ne porcione ende me te thella te brendesise se tokes dhe ne disa nga keto zona te brendesise mund te jene ndertuar qytete madheshtore.

Ne Indi jane zbuluar shkrime tre mije vjecare qe tregojne per faktin se ne Token tone kane qarkulluar mjete hapsinore te pilotuara nga qenie te cilat jetonin thelle nen siperfaqen e tokes. Te njejtat shkrime zbulojne proven e forte qe fotografia ka ekzistuar per me shume se 200 mije vjete dhe nga disa filma antik shikohen aliene te veshur me nje veshje hapsinore nje formeshe dhe e nje materiali metalik dhe kokore ne koke qe ishte shume me teper e avancuar se ajo e cdo veshje e dizenjuar nga inxhinjeret e NASA-s. Komandanti Paulo Strauss, nje ofiver brazilian i marines beson ne teorine qe shumica e disqeve fluturuese qe shikohen sot vijne nga brendesia e Tokes dhe disa prej tyre pertej galaktikes sone nga ku e kane dhe origjinen e tyre te meparshme.

Nje eksplorator i famshem rus i quajtur nicholas Roerich deklaron se Lhasa, kryeqyteti i Tibetit ka qene padiskutim e lidhur me Shamballen – emri me te cilin quhet njeri nga qytetet kryesore i kesaj bote te nendheshme. Nje tunel i tille ne Kine ndohet ne nje zone te ndaluar dhe sipas arkivave qe lexonim eshte njeriprej te shumteve qe jane mbyllur per shkak te shkarjeve te tokes dhe dukurive te tjera natyrore. Kjo hapje e vecante qe pershkruhet nga Roerich eshte po ashtu dhe pjese e disqeve metalike qe zbuluam duke i dhene shume besueshmeri historise se Roerich. Aktualisht ka nje bollek tunelesh qe ndodhen ne Ameriken e Jugut, Jukatan, shkretetira e Egjyptit dhe ne damare guresh gelqerore ne Rusine Veriore, Indi, Indokine, ne shume zona te Shteteve te Bashkuara dhe pothuajse te ne gjithe kontinentin Afrikan.

Keto tunele sic jane pershkruar nga Majat dhe Agarthianet (Agartha mendohet se eshte mbreteria e nendheshme dhe Shamballa eshte qyteti i saj kryesor) jane ne fakt tunele ajrosese per shpellat e nentokes. Numri i hapjeve ndiqet nga madhesia e shpellave dhe zona e populluar nga civilizimi i nendheshem duke vertetuar faktin qe Amerika e Jugut permban me shume hapje per vete faktin qe ka nje numer te madh shpellas. Shumica e tuneleve qe jane gjetur, jane mbetje te epokes Atlante dhe kane qene Atlantasit ata qe kane kolonizuar zonat malore te Amerikes se Jugut dhe te luginave te Jukatanit.

Per detaje te me shumta ne lidhje me jeten poshte siperfaqes se tokes do ju rekomandoja librin nga i njejti autor “Qytetet e Pabesueshme Te Brendesise Se Tokes” i cili eshte i bazuar ne nje ekspedite reale ne brendesi te tokes ne nje distance prej 320 miljesh. Kjo ekspedite e sponsorizuar privatisht arriti te gjente komplekse te nendheshme ku ishte e pranishme jeta por jo ashtu sic e njohim ne ne sipefaqe.



vazhdon.....
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...


Edituar pėr herė tė fundit nga NEO nė 2/11/2008, 8:24 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor




MesazhTitulli: Re: MISTERE   22/10/2007, 1:11 pm

Shocked Shocked Shocked edhe un dua te teletransportohem!!! :ne qef: :ne qef:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO



Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2520
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   22/10/2007, 9:38 pm

po moj, kur te duash po dije qe po hyer tek ajo dere sdel me Very Happy
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Andi
Web-Master
Web-Master


Gender:MaleLeoCat
Age : 21
Anėtarėsuar : 25 Jun 2007
Mesazhe : 2597
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: -
Gjendja: Shum Mire Shum Mire

MesazhTitulli: Re: MISTERE   23/10/2007, 9:34 am

arla90 shkruajti:
Shocked Shocked Shocked edhe un dua te teletransportohem!!! :ne qef: :ne qef:



:qesh me lot: :qesh me lot::qesh me lot:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO



Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2520
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   25/10/2007, 11:31 am

PJESA E SHTATE DHE E FUNDIT


Dituri Ezoterike


Piramida e Gizes eshte vetem njera nga monumentet qe qendron si strukture e nje profecie por nuk eshte e vetmja piramide ne bote. Ne te vertete ka me dhjetra te tilla ne Azi dhe ne zona te ndryshme te Europes, ne Ameriken e Jugut, ne mes te Trekendeshit te Bermudes, ne zonen e Jukatanit, Meksike dhe ne zona te tjera qe presin te zbulohen. Nga keto qindra qe jane te shperndara ne te gjithe globin, vetem 6 prej tyre perputhen me madhesine e asaj te Gizes. Pra nga keto 7 ne total, njera sic e dini dhe ju eshte e vendosur ne hyrjen Perendimore te Shkretetires Egjyptiane ne Pllajen e Libise, ne Sahara sic njihet ndryshe Giza. E dyta indikohet te jete ne Malin Kunlua Shar afer Cherchem ne Kine e njohur ndryshe si zona e Chorkhlik. (Kjo eshte konfirmuar kohet e fundit mbas Kina si vend u hap me shume ndaj studiuesve te huaj). Piramida e trete eshte nentoke (maja e saj eshte 100 kembe mbi nivelin e detit) ne Ishullin e Pashkeve, pothuajse 2000 milje ne perendim te Saltoc, Argjentine. E katerta eshte ne mes te Trekendeshit te Bermudes, e varrosur thelle pothuajse 400 kembe nga maja e saj. E pesta ndodhet ne Meksike ne piken verilindore te Gadishullit te Jukatanit. E gjashta ndodhet ne zonen e Amerikes se Jugut afer Lihado Bananal, Brazil. Kjo zone po sahtu permban te dhena qe tregojne per tunelet qe zbresin ne nje pjerresi prej 65 gradesh ne thellesi te panjohura aktualisht por vete rrugekalimi perfundon ne buzet e nje shpelle ne thellesi te tokes. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija per te lidhur keto destinacione. Se bashku ato formojne nje trekendesh gjigand ose nje piramide globale.

Sejcila prej ketyre shtate piramidave kane dicka te perbashket qe ato jane (ose kane qene) te lidhura me njera tjetren nen siperfaqen e tokes nepermjet Trans Tubave ose Mjete te Drites (drita ketu ka kuptimin si burimi i energjise qe i ve ato ne levizje). Networku kompleks dhe gjigand i tuneleve te nentokes eshte pertej cdo imagjinate apo mundesie te te kuptuarit per teknologjine e sotme. Jemi duke folur per networkun origjinal qe tejkalonte gjatesine prej 300 mije miljesh ndersa tani kjo shifer eshte reduktuar ne 32 mije per shkak te termeteve te nendheshme, permbytjeve dhe spostimit te tokave te cilat virtualisht kane shkaterruar shume zona te tuneleve te brendesise se tokes. Keto tunele jane ndertuar ne faza te ndryshme nga civilizime te ndryshme dhe kane patur nje qellim te caktuar.
Nga te dhenat del se keto tunele nuk jane te nje madhesie qe ju mund te merrni me mend normalisht dhe as qe mund te krahasohen me kalimet e sigurise nga qyteti ne qytet qe kemi ne sot. Ato jane relativisht te vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.
Ato jane te drejta ne menyre perfekte vetem me disa kthesa te vogla qe ndihmojne per te ndryshuar drejtimin e udhetimit. Ne kete network ka shenja te 77 stacioneve ose dyer daljeje dhe njera ishte indikuar ne varrin poshte Piramides se Madhe te Gizes. Vizatimet gjysem te perfunduara tregonin dy shenja horizontale, sejcila prej tyre per cdo ane te tunelit tub. Dhe mund te merret me mend qe keto vija sjane gje tjeter vecse burimi i energjise i cili ishte rregjistruar si drite e lenget. Nese drita e lenget eshte burimi i tyre i energjise atehere kjo teknologji duhet te kete ardhur pertej sistemit tone diellor dhe ky konkluzion del po te kemi parasysh menyren e furnizimit me energji qe kane disqet fluturuese te cilat perdorin te njejtin energji te lenget. Me perdorimin e drites se lenget si burim energjie keto mjete tunelesh jane ne gjendje te arrijne shpejtesi qe i kalojne 1500 milje ne ore dhe me nje drejtim direkt nen siperfaqen e tokes, koha nuk do jete nje faktor i rendesishem nese vendosim te udhetojme psh nga Kairo per ne Pllajat e Amerikes se Jugut. Shkurtimisht nje largesi e tille mund te realizohet brenda 2 oreve.

Keto tunele tuba te nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida ne piramide dhe drejt shtate hyrjeve te tjera ne bote. Kjo do te thote qe sipas madhesise se tyre ato nuk ishin te dizenjuara per te transportuar pesha apo bagazhe te teperta. Nuk ishin krijuar per te transportuar skllever, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte. Diametri i ketyre mjeteve nuk ishte me shume se 4 1/2 kembe e te gjithe siperfaqes duke lejuar keshtu nje hapesire me ajer perreth edhe gjate udhetimit me shpejtesi te frikshme. Sidoqofte dicka nuk eshte e qarte. Ne nuk e dime nese keto mjete udhetojne mbi ndonje lloj shine apo qendrojne pezull mbi siperfaqen e fundit te tunelit.

Shtabi i Pergjithshem i Prifterinjeve te Medhej i cili mund te vazhdoje ende te perdori keto trans-tuba vinte nga njera prej shpellave gjigande shume larg siperfaqes se tokes, nga nje qytet qe ata e quajne Ty-ne Abilah qe i perkthyer do te thote Qyteti i Drites se Perjetshme. Nga hartat qe pame ky qytet mund te lokalizohet ne pjesen e jashteme te kores se tokes me hyrje ne kontinentin e Amerikes se Jugut. Ndonese nuk ka ndonje verifikim te ketij fakti mendohet se keta prifterinj jane te fundit e rraces se Majave dhe jane mbajtesit e arkivave dhe te sistemit transportues trans kontinental. Po ashtu besohet (meqe jemi thjesht duke teorizuar) qe Majat kontrollojne varrin sekret, freskojne permbajtjen e tij dhe kujdesen per mirembajtjen. Qellimi i tyre i plote besohet se eshte qe keta prifterinj jane po ashtu pergjegjes per shume nga zhdukjet e shkenctareve tane dhe njerezve te tjere. Midis atyre qe jane zhdukur ne menyre te menjehereshme dhe misterioze jane si me poshte:

Nathan Doubleday, nje shkenctar qe kishte perfeksionuar teorine moderne te Fushes se Forcave. Zhdukja e tij ndodhi fill mbasi ai hyri ne nje shpelle te vogel ne pjesen veriperendimore te Jukatanit ne 19 Prill 1937. Doubleday ishte i mirenjohur dhe i vleresuar per eksperimentet e tija ne fushat specifike te magnetizmit qe e cuan ate ne Jukatan per te kerkuar metale speciale ne shpellat thelle nen toke. Ai nuk u gjet me kurre dhe te gjitha kerkimet per te rezultuan te kota.

Nje person tjeter ishte Albert Newell, nje shkenctar i njohur i fushes se telekinezes i cili i kishte kushtuar pothuajse 20 vjet te jetes se tij kesaj teknologjie dhe kishte arritur rezultate mahnitese. Newell u largua nga Chicago ne 3 Maj ne nje udhetim per ne Jukatan dhe u konsultua per nje pjese te zbulimeve te tija me nje tjeter shkenctar qe kishte arritur rezultate te mira ne projektimin e mendimit. Te dy u pane per here te fundit te udhetonin ne pjesen verilindore te kufirit me Jukatanin ne 2 Korrik. Makina e tyre u zhduk pa lene asnje gjurme dhe vete ata nuk u gjeten me. Dhe eshte zona e Jukatanit pjesa ku rezidentet e brendesise se tokes mund te gjehen nga ku dalin shpesh ne siperfaqe dhe zhduken krejt papritur duke i lene te gjithe me goje hapur dhe akoma me shume me ndjesine e misterit.

Keta jane dy nga rastet e shumta te atyre qe jane pare ne keto zona dhe qe jane zhdukur pa lene as gjurmen me te vogel...

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kjo eshte dhe fundi i historise. Autori ka shkruar shume libra me subjekte te ngjashme por deri diku eshte misterioz. Kam kerkuar konfirmime te deklaratave te tija por deri tani vetem ajo e Al Bielek duket se mbeshtet theniet e D H.Lewis. Kam dhe nje material tjeter qe flet per misterin e nentokes se Gizes te cilin do e vazhdoj me poshte.
Nese jeni te interesuar te lexoni librin kjo eshte kopertina e tij :






Ndersa foto tjeter eshte nje punim artistik i Piramides me nje koment qe thote se kjo eshte gjeja qe qeveria nuk do qe ju te mesoni.






_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: MISTERE   13/12/2007, 1:42 pm

:frike:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
darius




Anėtarėsuar : 27 Jan 2008
Mesazhe : 4
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   2/11/2008, 4:54 am

NEO shkruajti:
anisa, nuk kam pasur kohe qe ta perktheja prandaj nuk kam vazhduar. me poshte vijon pjesa e gjashte....




Ti qeke gallate fare. Ska patur kohe per ta perkthyer thote lol!

Po bjeri ore shkurt, thuaj qe skam patur kohe ta kopjoj. Mendova se u morem vesh me kete punen e shkrimeve te marra nga une. Ose ver emrin ketu dhe ne tema te tjera ose lere fare se e qelbe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO



Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2520
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   2/11/2008, 8:32 am

Keto postimet me siper mbajne daten e tetor 2007. Kur jemi sqaruar ne o Darius, keto shkrime ishin shkruar, per me teper duke mos patur mundesi editimi, kane mbetur ashtu. Ne shkrimet ku kam patur mundesi kam cituar burimin. Gjithsesi mund te te jap dhe mesazhin privat qe me ke derguar tek Forumi ku ti je moderator, ku aprovon postimin e ketyre shkrimeve dhe tek ky forum
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
darius




Anėtarėsuar : 27 Jan 2008
Mesazhe : 4
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   3/11/2008, 12:25 am

E kam aprovuar dhe e aprovoj gjithmone neo. I mbahem asaj qe kam thene me pare, venia e emrit nuk eshte per fame por thjesht respekt per punen e bere. Asgje me shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO



Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2520
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)
Gr : Krijo Graden Tende


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Re: MISTERE   3/11/2008, 10:49 pm

Gjithsesi une te ftoj qe kur te kesh mundesi te postosh dicka ne kete forum rreth mistereve pasi kane nje interes shume te madh
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MISTERE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: FENOMENE PARANORMALE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės