
|
| | Eksperimenti i Filadelfias. | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
NEO

   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2520 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :) Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 11/12/2007, 11:02 am | |
| Shume e fuqishme. Vorbulla mund te arrije nje diameter prej 5 miljesh.
A mund ta pershkruani si duket kjo?
Dukej si nje tunel spiral i ndricuar pergjate gjithe gjatesise se tij. Fillon te ecesh ne kete tunel dhe krejt papritur te thith brenda. Ne fakt nuk ecen brenda tij por shtyhesh. Ne kete menyre mund te shkosh kudo ne kohe dhe hapesire.
A mund te sillje gjera mbrapsht?
Po.
A ke sjelle ndonje gje nga e kaluara ose e ardhmja?
Po.
A mund te vazhdoni pershkrimin tuaj per tunelin?
Po. Muret ishin solide por si me vrima. Forma e tij nuk ishte e drejte por si turiele.
Nese dikush do fikte aparaturen, mund te mbetesh ose te ngecesh ne destinacionin hapesire kohe?
Po. Mund te mbetesh aty.
A kane nisur ata shume femije brenda ne tunel?
Po, por ne nuk e dime psene. Ata humben shume femije keshtu.
Duke qene se ka nje si shtrengim te kohes per aq larg sa keni shkuar ju ne te kaluaren dhe ne te ardhmen, a eshte cdo gje e rregullt?
Po.
Njera nga gjerat e para qe ata bene ishte dergimi i rekruteve ne vitin 6030 e.s. Ishte gjithmone ne te njejten pike kohore. Diku ne nje qytet te braktisur ku ndodhej nje statuje prej ari solid. Kur ata u kthyen u pyeten per ate qe pane. Nese ata prisnin qe te degjonin pergjigje te ndryshme nga persona te ndryshem kjo mbeti enigme per ne. Sidoqofte perpara se te nisnin njerezit ne vorbull, ata kontrollonin mjedisin dhe siguroheshin qe ai suportonte jeten. Po ashtu kane marre dhe kampione.
A ka te ardhme potenciale ne te cilen mund te nisen njerez?
Jo. Ne momentiin qe krijohet kontakti me te ardhmen, linja behet fikse me ate moment ne kohe.
A mund te ndryshoni te tashmen duke cuar dike ne te kaluaren?
Po. Mund te ndryshohet e tashmja duke cuar dike edhe ne te ardhmen. Nen disa kushte te vecanta. Qeveria eshte duke perdorur makinen e kohes ekzistuese per te shkuar ne te ardhmen nepermjet linjes kohe te Montauk.
Doni te thoni qe tani e tashmja nuk mund te ndryshohet sepse ne kemi stabilizuar nje lak kohor nepermjet te ardhmes dhe te kaluares?
Po. Kjo do te thote qe cdo gje qe jane duke bere njerezit midis dy pikave me ekstreme te te ardhmes dhe te kaluares, ata do vazhdojne ta bejne pergjithmone.
Kush eshte koha me e larget qe dikush ka udhetuar ne te ardhmen?
10.000 e.s.
Pra cdo gje eshte e fiksuar deri ne vitin 10.000 te eres sone?
Po. Eshte nje realitet si enderr. Ne fakt askush nuk ka arritur te perceptoje nje te ardhme tangente mbas vitit 2012 te eres sone. Duket sikur ka nje si mur i ngjeshur qe ska asgje nga ana tjeter.
Profecite flasin per nje ndryshim ne toke rreth asaj periudhe.
Kjo eshte interesante apo jo?
A mund te projektosh veten tende 2 ore ne te ardhmen dhe te takohesh me veten tende?
Po, vetem se eshte shume e rrezikshme. Personi qe ecen ne tunel eshte jashte faze me personin i cili del nga ana tjeter. Kjo gje ka ndodhur. Rezultati ishte qe personi u karbonizua ne vend.
A ju kane dhene ndonjehere arme me vete per ta perdorur ne rast rreziku?
Ata nuk kishin pse. Vorbulla mund te programohet ne ate menyre qe te ndjeki personin dhe ne rast rreziku ata mund ta sillnin ate mbrapsht menjehere. Cdo gje ndiqej nepermjet nje monitori. Pra ne kete menyre ata siguruan nje porte kohe funksionale. Me kujtohet njehere nje situate kur nga nje porte e tille erdhi dhe nje monster e frikshme dhe te gjithe ne dhome u tremben per vdekje. Menjehere fiken transmetuesin. Por krijesa hengri gjithe njerezit dhe aparaturat qe ndodheshin aty. Atyre ju desh te shkonin mbrapa dhe te fiknin njesine ne Filadelfia ne menyre qe te te fikej njesia dhe ne te ardhmen. Vetem keshtu mund te ndalonin ate krijese ne vitin 1983. Kjo ka ndodhur ne 12 gusht 1983. Vorbulla u fiksua ne testin e 12 gushtit 1983 duke forumuar nje lak kohor. E gjitha ndodhi sepse dikush vendosi mendimin ne mendjen e operatorit qe ndodhej i ulur ne karrigen qe te gjeneronte ate krijese. Ishte nje perpjekje per te sabotuar projektin. Shume njerez mendonin se projekti kishte shkuar shume pertej caqeve. Kur punoja per ta nga viti 1971 dhe 1983 ndihesha gjithmone i lodhur. Ajo qe benin ata ishte qe ne momentin qe mbaroja misionin tim ata me kthenin mbrapa ne kohe vetem nje milisekonde perpara. Nga nje kendveshtrim dukej sikur nuk kisha shkuar askund. Natyrisht qe kur nderpreva punen aty, cdo gje u ndalua.
Nese shkoni mbrapa tek fundi i Eksperimentit te Filadelfias qe ishte strumbullari i te gjithe historise do shikoni qe gjerat u manovruan ne ate menyre qe dukej qarte qe mbrapa tyre qendronte nje force e madhe e perfshire ne gatimin e asaj corbe sepse asgje e keqe sdo kishte ndodhur nese nuk do kishin koinciduar dy data te erreta ne harkun kohor te 40 viteve; projekti i njohur si Eksperimenti i Filadelfias ose Projekti Rainbow ne vitin 1943 dhe Projekti Montauk ne vitin 1983.
Do me duhet te shtoj dicka ketu. Eshte nje pike poshte ne pothuajse 2/3 tunelit te kohes ku personi qe eshte duke e pershkuar percepton nje si zhurme te madhe. Ndergjegja e personit le trupin. Ka nje tendence per te pare gjerat me me detaje. Jam i sigurt qe kishte dicka inteligjente aty. Kur shikoj me vemendje eksperiencat e mija jam i sigurt qe aty ka patur dicka inteligjente. Por e kam te veshtire ta percaktoj se cfare ishte. Ajo qe ata po perpiqeshin te benin ne Montauk ishte stabilizimi i procesit te perceptimit qe ndodhte gjate shkeputjes se ndergjegjes nga trupi. Ne nje fare menyre ata perpiqeshin ta manifestonin kete fenomen por nuk e di se kush ishte qellimi i vertete.
Kush ishte rroli i alieneve ne te gjithe kete histori, pervec karriges prototip te amplifikimit mendor?
Kjo do jete pjesa tjeter e diskutimit ne te cilen skemi arritur ende. Tani le ti hedhim nje sy rezultatit teknik qe u arrit ne Eksperimentin e Filadelfias. Ishte pikenisja e cdo gjeje. Filloi rreth vitit 1930 ne Cikago nga tre njerez. Dr. John Hutchinson Sr, i cili ishte Dekani i Universitetit te Cikagos, Nicola Tesla dhe Dr. Kurtenaur i cili ishte nje fizikant austriak, pjese e stafit te universitetit.
Ata vendosen te benin dicka duke spekuluar ne lidhje me konceptin e padukshmerise per njeriun dhe per sendet. Ky subjekt ishte diskutuar me vite te tera. Pra ata u mblodhen sebashku dhe filluan kerkimet ne Universitetin e Cikagos rreth vitit 1931 ose 1932. Ne vitin 1933 u formua Instituti i Studimeve te Avancuara ne Princeton dhe projekti u transferua ne kete institut ne vitin 1934. Njeri nga pjestaret e stafit ishte Dr. John Erich Von Neumann me origjine nga Budapesti, Hungari. Ai u diplomua ne kimi ne vitin 1925 dhe mbrojti doktoraturen per matematike ne vitin 1926. Per disa vite me rradhe ai dha mesim ne Europe dhe me pas erdhi ne Amerike. Mbas mesimdhenies prej tre vjetesh ai u ftua ti bashkohej stafit te Institutit.
Instituti perfshinte dhe njerez te tjere si Albert Einstein i cili ishte larguar nga Gjermania ne vitin 1930. Ai shkoi ne Institutin Teknologjik ne California per tre vjet dhe me pas u thirr nga Princeton qe ti bashkohej stafit aty. Me kalimin e kohes aty erdhen dhe shume njerez te tjere. Ne vitin 1936 eksperimenti u zgjerua akoma dhe me shume. Nderkohe, Nicola Tesla u caktua drejtor i projektit. Ai ishte mik i Presidentit Franklin Roosevelt me te cilin Tesla ishte takuar ne vitin 1917 kur Roosevelt ishte sekretar i Marines. Ne ate kohe Tesles ju kerkua te bente disa pune per qeverine meqe ishte situate lufte dhe ai ju pergjigj pozitivisht kesaj kerkese. Pra Tesla pranoi te behej drejtor dhe udhehoqi kerkimet e projektit te padukshmerise deri ne vitin 1942 kur dha doreheqjen. Ne vitin 1936 mbas studimeve te shumta intensive ata vendosen qe te benin disa prova duke arritur nje lloj padukshmerie. Marina dhe kushdo tjeter u inkurajua qe te vazhdonte kerkimet dhe ju siguruan me shume fonde. Nga Gjermania vazhdonin te vinin shkenctare dhe kjo zgjati deri ne vitin 1939 kur filloi lufta me Gjermanine. Ne vitin 1940 ata u ndjene te gatshem per nje prove ne Brooklyn Navy Yard. Ata kishin nje anije te vogel dhe nje tjeter rimorkiuse nga cdo krahe. Njera nga anijet siguronte energjine ndersa tjetra transmisionin per bobinen. Dy anijet lidheshin me anijen kryesore nepermjet kabllove. Ideja ishte kjo qe nese prova rezultonte negative atehere ata mund te prisnin kabllot dhe te fundosnin anijen e proves. Por cdo gje punoi mese miri dhe eksperimenti u quajt nje sukses i plote.
vazhdon... _________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|  | | Guest Vizitor

 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 13/12/2007, 12:24 pm | |
| wow! pak a shum e dija po jo me kaq detaje.. e dija edhe qe viti 2012 ma rezervon shum surpriza... mah!! |
|  | | NEO

   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2520 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :) Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 16/12/2007, 1:46 pm | |
| Pika me e rendesishme e testit te vitit 1940 eshte qe ne bordin e anijes se proves nuk ndodhej asnjeri. Ishte ne menyre strikte e boshatisur dhe pa prani personeli njerezor. Kjo rendesi per ate qe ndodhi me mbrapa. Me pas figura te tjera te rendesishme ju afruan projektit .Thomas T. Brown ju bashkua projektit per shkak te rezultateve qe arriti ne efektet e elektrogravitetit. Ai kishte si detyre zgjidhjen e problemeve te minierave magnetike Gjermane qe ndikonin transportet dhe perpjekjet e Marines. Kjo coi ne krijimin e nje projekti paralel i cili perfshinte cmagnetizimin e bobines dhe te kabllove qe te arrihej shperthimi i minave ne distance qe nga anija. Marina donte qe te kishte disa njerez qe te kontrollonin vazhdimesine e testeve. Ne kete menyre u perfshiva edhe une duke mbajtur te dhenat teknike. Tani le ti hedhim nje sy Nicola Teslas. Ne vitin 1879 i vdiq babai dhe ai u detyrua te perfundonte vitin e pare te kolegjit. Ai erdhi ne USA ne vitin 1884. Tesla ka patur nje intuite te brendeshme te pabesueshme. Perpara se te vinte ne Amerike ai kishte njohur Robert Oppenheimer i cili me vone punoi me zhvillimin e bombes atomike si dhe Dr. David Hilbert, matematicieni qe ndau ekuacionet per Hilbert Space qe shpjegon ne menyre matematike hapesiren e shumefishte dhe realitetet e shumefishta. Keto ekuacione per hapesiren e shumefishte u bene shume te rendesishme per projektin. Dr. Von Neumann u takua me Hilbert ne vitin 1927 dhe i referoi per shume nga gjerat qe kishte mesuar gjate testeve. Duke bashkuar njohurite Von Neumann me vone zhvilloi sisteme te tjera matematikore. Von Neumann eshte konsideruar si matematicieni me i madh i shekullit 20-te. Disa mendojne se ai ka qene me i afte se Einstein. Nje tjeter matematicien qe u perfshi ne projekt ishte dhe Dr. John Levinson i lindur ne vitin 1912. Ai vdiq ne vitin 1972. Levinson publikoi 3 libra per matematiken. Ai shpiku te shume njohurin ekuacionin Levinson i kohes. Pra me gjithe keta elemente, grupi i projektit kishte te gjitha mundesite e duhura per te arritur aty ku deshironin. Mbas testit te suksesshem te vitit 1940 Marina vendosi qe ti jepte projektit fonde te pakufizuara dhe ta klasifikonte ate. Ne 5 Dhjetor, 1941 isha ne San Francisco dhe pjestare te qeverise mu afruan dhe me thane se brenda 72 oreve do fillonte lufta me Japonine dhe kishin nevoje per asistencen time. Ne janar 1942 perfundova ne Institutin oer Studime te Avancuara. Tesles ju dha nje anije e plote me gjithe ekuipazhin qe ta perdorte per proven. Ishte nje anije luftarake. Tesla dhe Von Neumann nuk rane dakort ne disa gjera. Tesla insistonte qe do kishin probleme serioze me personelin e anijes dhe kerkonte me shume kohe por Marina nuk e pranonte kete ide. Nicola Tesla kishte bere deklarata periodike per kontakte te tijat me qenie jashtetokesore qe nga vitet 30-te dhe ne fillim te viteve 40-te. Ai ishte ne kontakt me ato qenie te cilet si ai mendonin se eksperimenti do ishte me pasoja te renda per njerezit. Per kete qellim Tesla vendosi te sabotonte dhe ta ndalonte projektin ne vitin 1942. Ai cakordoi instrumentat dhe ne kete menyre asgje sdo punonte. Testi deshtoi. Pas kesaj Tesla i dorezoi projektin Von Neumann ne Mars 1942 dhe dha doreheqjen prej tij. Von Neumann ju drejtua Marines me kerkesen per me shume kohe qe te studionte problemin dhe te percaktonte se cfare e kishte shkaktuar deshtimin. Neumann vendosi te ndryshonte disa nga pajisjet. Ai u shpreh se do i duhej nje anije speciale e cila do disenjohej nga e para ne cdo detaj. Per kete projekt u zgjodh Eldridge. Aparaturat u ndertuan mbi anije. Me ne fund erdhi Tetori i vitit 1942. Ata zgjodhen 33 vullnetare per ekuipazhin i cili erdhi mbas marrjes se diplomes ne dhjetor 1942. Ne kemi akoma nje foto te klases se marinareve. Ne momentin qe anija la kantierin dhe u hodh ne det, filloi puna. Ne maj 1942 Von Neumann instaloi gjeneratorin e trete. Por ky nuk sinkronizohej dot me dy te tjeret. Nje dite gjeneratori doli jashte kontrollit dhe demtoi njerin nga tekniket. Von Neumann hoqi gjeneratorin e trete (Tesla e kishte paralajmeruar per rrezikun qe paraqiste ndaj njerezve) dhe ju rikthye disajnit origjinal. Ne mes te qershorit anija kishte kryer disa udhetime prove ne det. Ne 22 Korrik 1943 ata bene proven. Anija u be e padukshme nga syri i njeriut dhe vete radari. Por efektet ishin te papritura. Njerezit ne bord ishin shume te disorientuar. Marina terhoqi ekuipazhin dhe u konsultua me Von Neumann i cili kerkoi me shume kohe per te zgjidhur problemin. Por Marina mbas konsultimit me eproret me te larte u shpreh se data perfundimtare e vendosur do te ishte 12 Gusht 1943. Von Neumann u shpreh i shqetesuar qe kjo kohe ishte e pamjaftueshme. Nga ana e saj Marina ngulte kembe se nuk i interesonte padukshmeria vizive por vetem ajo e radarit. Pajisjet u modifikuan perseri nga Von Neumann dhe, 12 Gushti erdhi. Ne e dinim qe gjerat nuk ishin ne rregull. Prova filloi dhe per afro 1 minute cdo gje shkoi mese miri. Mund te dallohej konturi i anijes ne uje. Por krejt papritur nje si u shkaktua nje si shkreptime ne ngjyre blu dhe anija u zhduk teresisht. Nuk ishte e mundur qe te arrihej kontakt me radio. Ishte zhdukur. Mbas pothuajse 3 oresh ajo u rikthye. Njeri nga direket ishte thyer. Disa nga personeli ishin njehesuar me dyshemene e celikte te anijes. Te tjere zhdukeshin dhe rishfaqeshin vazhdimisht. Disa u zhduken pergjithmone. Disa ishin cmendur. Marina terhoqi ekuipazhin e mbetur dhe per 4 dite nuk rreshten se diskutuari si te zgjdhnin problemin. Ata vendosen te benin dhe nje test tjeter por kete rradhe me anije te boshatisur, pa asnje personel ne te. Prova u krye perseri ne Tetor 1943. Anija u zhduk per 20 minuta. Kur ajo u kthye ata pane se disa nga pajisjet mungonin. Dy kuti transmetuese dhe nje gjenerator mungonin. Ndersa kutia me gjeneratorin reference kohe zero ishte e paprekur. Ne kete pike Marina vendosi te ndalonte projektin. Eldridge sherbeu si anije luftarake gjate luftes dhe pas saj ju dha Greqise. Ajo qe eshte e rendesishme te theksohet eshte fakti qe ka patur dy prova te rendesishme te cilat ishin saktesisht 40 vjet larg njera tjetres. Ishte nje ndarje 40-vjecare ne hyperspace. Tani vete Toka ka nje bioritem qe arrin kulmin e saj ne nje cikel 20-vjecar dhe kjo perkonte me daten 12 Gusht. Pra ndodhi rastesisht qe te caktohej ajo date e cila krijoi lidhjen midis fushave te Tokes per te dy eksperimentet qe te ndryheshin ne hyperspace. Anija u shty ne hyperspace. Ne ndodheshim ne anije dhe e ndjenim qe dicka po shkonte shume keq me proven. U perpoqem te fiknim aparturat por nuk ishte e mundur. Ne vrapuam jashte ne bordin e anijes dhe u hodhem nga njera ane e saja. U hodhem nga anija por perfunduam ne nje tunel kohe i cili perfundonte ne Montauk, Long Island ne 12 Gusht 1983. Ishte nate. Na gjeten shume shpejt dhe na zbriten neper ca shkalle poshte ku na pershendeti Von Neumann. Ishte shume tronditese. Ne sapo ishim ne vitin 1943 ndersa tani ndodheshim ne 1983 duke pare Von Neumann qe tashme ishte nje burr plak. Ai na tha se ishte nje hapur nje tunel ne hyperspace dhe ne duhet te shkonim mbrapsht dhe te fiknim gjeneratoret ne anije perndryshe carja e hyperspace mund te vazhdonte te zgjerohej dhe mund te gllaberonte gjithe planetin. Ai kishte pritur 40 vjet per ne qe te vinim. Montauk na nisi mbrapsht ne kohe dhe ne shkaterruam gjeneratorin me sopata. Anija i rikthye ne vendin origjinal ne kohe pothuajse 3 ore me mbrapa. Qe nga 1943 e me pas Von Neumann nuk e dinte se cfare kishte ndodhur. Ai kishte modifikuar pajisjet e hershme ne 1943 ku kishte perftuar nje makine kohe funksionale. Edhe Gjermanet po punonin per udhetimin ne kohe dhe pothuajse ja arriten ta realizonin ne vitin 1945, pak mbas mbarimit te luftes. Kjo ishte sa per efekt informacioni procesverbali. Mbasi Marina vendosi qe te mbyllte projektin ne vitin 1943, Von Neumann u dergua te punonte me projektin e bombes atomike ne Los Alamos deri sa mbaroi lufta. Ne vitin 1947 ndodhen tre ndryshime themelore ne Departamentin e Mbrojtjes. Dikush ne strukturen e re vendosi qe te germonte ne Projektin e Filadelfias per te pare se cfare ishte arsyeja e deshtimit. Ata i kerkuan Von Neumann qe te rishikonte projektin. Ai pranoi. Ka dhe nje detaj tjeter. Duke filluar pothuajse nga 6 Gushti 1943, u shfaqen shume UFO mbi Eldridge per pothuajse 6 dite rrjesht. Ato ndodheshin aty edhe gjate testit. Njera nga UFO-t u thith nga hyperspace sebashku me Eldridge dhe perfundoi ne nje stacion te nendheshem ne Montauk ne vitin 1983. Permbante nje aparature karikimi per te cilen disa aliene na kerkuan qe te shkonim mbrapa ne kohe dhe ta merrnim per ata pasi nuk donin qe te binte ne doren e njerezve. Ne nuk e dime se kush ishin ata. Pruett ishte i shqetesuar per nje pushtim alien. Po ashtu ne vitin 1947 Von Neumann u thirr nga qeveria qe te asistonte ne analizimin e nje UFO-je te rrezuar ne 1947 ne Aztec, New Mexico. Nje tjeter rrezim ndodhi ne Aztec pothuajse nje vit me pas. Disku i pare kishte aliene gri dhe asnjeri prej tyre nuk mbijetoi. Ndersa ne rrezimin e dyte, te pakten njeri prej atyre qe ndodheshin ne bord arriti te mbijetonte. Mesa duket sistemi i ri i radareve ne menyre te pavullnetshme shkaktoi rrezimin e disqeve. Kur u mesua kjo gje, radari filloi te perdorej per kete qellim por alienet u treguan te matur. Pjestari i diskut te dyte nuk ishte Gri dhe Von Neumann pari rastin te fliste me te. Ai e pyeti se kush mund te ishte pergjigja per problemin e padukshmerise. Nga ai mesoi se duhej ti rifutej studimit dhe te mesonte me mire metafiziken. Natyra e problemit ishte qe personeli i anijes nuk ishte i fiksuar ose i ngerthyer me referencen kohe zero te cilen anija e kishte. Zakonisht humanet jane te ngerthyer ne piken e konceptimit si reference kohore, jo ne reference kohe zero. Ngerthimi i rrjedhes se kohes i lejon nje personi qe te levize ne sinkronim me sistemin duke bere te mundur ne kete menyre nje bashkeveprim dhe koherence. Ngerthimet e kohes jane delikate. Energjia e perdorur gjate proves prishi balancen e ngerthimit kohor te njerezve qe ndodheshin ne bord te anijes. Kur anija u rikthye ne kohen tone, njerezit qe ndodheshin ne te nuk u kthyen sepse nuk mund te gjendeshin ne te njejten reference. Von Neumann e kuptoi se i duhej nje kompjuter si dhe disa njohuri me shume ne metafizike ne menyre qe te mundesonte ngerthimin kohor si reference per njerezit me referencen kohore te anijes. Ai ndertoi nje kompjuter ne vitin 1950. Ishte gati te instalohej ne vitin 1952 dhe ne vitin 1953 prova qe u be pati sukses te plote. Njerezit ne mbarim te eksperimentit nuk pluskonin me ne hapesire. Ne kete moment Marina anulloi Projektin Rainbow dhe ja ndryshoi emrin ne Project Phoenix.
vazhdon...
_________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|  | | NEO

   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2520 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :) Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 19/12/2007, 1:11 pm | |
| Nga Projekti Rainbow rrodhen shume pasoja negative. Disa prej tyre cuan ne studimin e kontrollit te mendjes si programe qe u avancuan ne Projektin Phoenix. Studimet per padukshmerine prodhuan disa nga teknologjia Stealth si dhe projekte te tjera shume te klasifikuara. Ne vitin 1983 ata vendosen qe te aplikonin kontrollin e mendjes tek te gjithe pjesmarresit e projekteve ne menyre qe ti mbanin keto te fundit te fshehta. Ata po ashtu punuan ne projekte te tjera si ai i regresionit te moshes. Tani, Tesla ishte perpjekur per nje gje te tille ne vitin 1940 ne menyre qe te ndihmonte pjestaret e ekuipazhit kur ata humben ngerthimin e kohes. Ndersa qeveria e perdori zbulimin e tij per programin e regresit te moshes. Ishte nje regres moshe fizik. Personi do te ruante ne mendjen e tij memorien qe kishin patur ne moshen me te thyer. Teoria e Tesles ishte qe nese merrje ngerthimin kohor te individit dhe e spostoje ate ne te ardhmen atehere ne kete menyre mund te ndaloje moshimin per ate person. Ja pra se cfare ndodhi. Trupit i duhej nga 30 deri ne 60 dite qe te kompletonte ndryshimin ne referencen e re te kohes. Disa nga keto gjera u perdoren dhe ne subjektin e filmit Philadelphia Experiment i cili u shfaq ne vitin 1984. Qeveria u panikua dhe e ndaloi filmin ne gjithe territorin amerikan per 2 vjet. Me pas ne vitin 1986 u lejua dhe madje u nxorr ne shitje edhe si videokasete. E pashe filmin ne vitin 1988 dhe me ndihmoi shume qe te me kthehej kujtesa per kete ngjarje.
Ndonje koment fillestar ne lidhje me elektromagnetizmin?
Ka shume aspekte interesante. Dhe ka disa shpjegime per shume nga teorite. Nuk eshte vetem qe fusha magnetike perhapet 0.4 te fushes elektromagnetike qe perhapet ne fushen e shpejtesise elektrike (sipas ekuacionit Maxwell) e cila perhapet me shpejtesine c-pafundesi, qe do te thote se perhapet menjehere neper univers. Nese ju kuptoni keto nderlidhje themelore dhe menyren sesi ato nderthuren me fusha dhe energji ne gjendje me te larte si ne rastin e fushave te solitonit ( nje vale pulsive qe mund te ekzistoje ne sisteme jolineare dhe qe nuk i bindet parimeve te mbivendosjes dhe qe nuk shperbehet) dhe atyre te tensorit, atehere mund te kuptoni sesi mund te punoje shtyrja antigravitacionale. Eshte nje fakt qe teoria e fushave te unifikuara u kompletua nga Einstein dhe ju dha qeverise Amerikane. Ata e kane dhe nuk duan qe asnjeri ta di qe ata e kane. Nuk eshte nxjerre asnjehere publikisht ne ndonje liber. Kjo lloj diturie perdoret si nje metode kontrolli midis dhe per qeverine. Fatkeqesisht. Qeveria normalisht duhet te jete per popullin dhe nga populli. Keshtu thuhet ne Kushtetute. Pyes veten se kur ka qene hera e fundit qe Presidenti yne ka lexuar Kushtetuten?
Duket sikur ka me shume njerez te zakonshem te perfshire ne sekret se sa vete shkenctaret. Kush jane keta njerez?
Ata jane agjente te qeverise dhe agjensi te ndryshme inteligjence qellimi i vetem i te cilave eshte qe te ruajne sekretin. Ne ditet e sotme sekreti ushtrohet mbi aplikimin e pajisjes me shume sesa vete pajisja. Nuk eshte sic ishte ne vitet 50-te. Psh, paketa drejtuese per raketen e re te qujtur Minuteman X qe u prodhua per Forcat Ajrore nga Northrop eshte e paklasifikuar. Nuk kishte klasifikim per cirkuitet dhe ishte kaq e sakte sa mund te leshonte rraketen brenda nje oxhaku me precizionin me te madh. Por aplikimi qe mundesonte kete precizion ishte i klasifikuar si informacion. Kjo eshte qesharake.
Duket sikur ka shume informacion qe qarkullon haptazi per te hequr vemendjen nga ajo qe po ndodh realisht?
Natyrisht.
Kush eshte kapaciteti i flotes se mjeteve fluturuese gravitacionale te SHBA-se?
Nuk e di. Di vetem qe kane ndertuar nje numer te konsiderueshem prej tyre.
Kush jane aftesite e ketyre avioneve?
Tani kur astronautet tane u ulen ne Hene per here te pare ata u priten nga nje flote disqesh qe qendronin ne buzet e nje krateri. Astronautet pyeten superioret e tyre nese ata kishin dijeni per keto disqe. Atyre ju tha se PO dhe se keto disqe ishin amerikane. Astronautet ishin shume te zemeruar nga fakti qe ishin perdorur nga qeveria e tyre si nje mjet publiciteti per ti hedhur hi syve botes mbare.
Po pse u shpenzuan kaq shume para ne nje bombardues Stealth kur ata kishin kete teknologji graviteti prej kaq vitesh?
Vete avioni kombinon dy aspekte te padukshmerise. Njeri nga aspektet lidhet me ndertimin dhe veshjen e siperfaqes. Aspekti tjeter lidhet me padukshmerine e llojit elektronik qe ishte rezultat i asaj qe ishte bere ne Eksperimentin e Filadelfias vite me pare. Po ashtu stealth ka nje sistem shtyrje dytesor i cili eshte shume i avancuar dhe qe i lejon te fluturoje ne hapesire. Zevendesdrejtori i NASA-s ka pranuar haptazi qe kjo teknologji vinte direkt nga alienet. Ky pohim eshte bere publikisht.
Eshte bere?
Po. Kjo eshte interesante po te kihet parasysh pozicioni i dukshem i qeverise per te fshehur arritjet ne teknologji. Kohet e fundit ka te cara ne programet sekrete qeveritare nga ku pa dalin ne shesh informacione te shumta. Shume njerez po ndihen te neveritur nga praktikat qe perdor qeveria per te mbajtur sekretet dhe kane filluar te flasin.
Mbase eshte nje nxjerrje informacioni e vullnetshme.
Ka mundesi. Edhe vete MJ-12 ne vitin 1984 ishte gati te nxirrte disa informacione ne publik ne lidhje me ET dhe UFO-t. Por me pas vendosen qe mos i nxirrnin informacionet ne ate kohe. John Kennedy ju kerkoi atyre qe te pergatisnin terrenin qe te nxirrnin informacionin publikisht brenda nje viti. Ai po ashtu kerkoi nga CIA qe te shkeputej nga biznesi i droges. Dhe normalisht qe ata do e vrisnin Kennedy.
Keni hasur ndonje problem ose rezistence qe nga koha qe keni dale hapur ne publik per keto gjera?
Jo. Marina hesht por kam degjuar qe nentoke nuk jane aspak aprovues per cfare po bej. E ashtuquajtura fjala e martireve punon ne favorin tim. Ata e dine mire qe une e di qe smund te me prekin. Nese do tentojne ata e kane shume te qarte qe do shkaktohen probleme serioze ne kohe dhe hapesire. Jane dy prej nesh qe mbajne disa faktore ne nje fare stabiliteti. Nese behet ndonje gje kunder jeteve tona atehere kjo do shkaktoje nje shyerje ne hyperspace. I gjithe sistemi i realitetit do ndryshoje. Po ju jap vetem nje shembull se cfare mund te ndodhe: Ne fituam Luften e Dyte Boterore vetem per nje fije. Teknologjia Gjermane ishte shume me e avancuar se e jona. Nese lufta do kishte vazhduar 30 dite me shume, Gjermania do e kishte fituar ate. Ata kishin super arme qe po i prodhonin. Gjermania ishte kaq afer fitimit te luftes sa Churchill dhe Roosewelt ishin pushtuar nga ankthi. Pra me pak fjale nese sistemi ndryshon, mund te levize ne nje realitet paralel ku Gjermania fitoi luften.
Kjo eshte arsyeja pse qeveria nuk guxon te zhduki asnjerin prej jush?
Sakte. Per shkak te asaj ne te cilen ne u perfshime, mund te demtohet i gjithe sistemi i realitetit tone.
A mund te shpjegoni sesi funksionon nje ngerthim i mbyllur kohe? (closed time loop)
Tani njeri nga problemet qe eshte shfaqur kur dikush udheton ne kohe eshte qe ai dikush nuk mund te kthehet ne piken ekzakte te origjines. Duhet te jete me pas se koha ne te cilen je larguar. Nese do ktheheshe ne piken ekzakte nga ku ndermore udhetimin, ti do te ishe ne te njejten pike dy here gjate jetes tende dhe kjo shkakton nje problem shume serioz.
A mund te me freskoni pak kujtesen me datat qe jane te perfshira ne zhvillimin e kontrollit elektronik te mendjes ne Shtetet e Bashkuara?
Eksperimentet mbi kontrollin e mendjes u levizen ne Montauk rreth vitit 1969. Faza e aparaturave filloi ne disa eksperimente te mevonshme rreth vitit 1975. Vete aparatura per te modifikuar transmetuesin SAGE u urdherua ne vitin 1973. ITT ishte kontraktuesi me i madh si dhe nenkontraktues ne disa porcione te kontratave te tjera te jashteme. Shumica e kontratave ju dhane firmave te Long Island.
Po cfare ishin ne gjendje te provonin ata ne mbyllje te eksperimenteve?
Ajo qe ata provuan ishte qe mund te kontrollonin nje person per te cilin kishin nenshkrimin. Kjo rutine e cila ishte e vecante per cdo individ mund te vendosej ne nje program kompjuteri per transmetuesin. Me pas nje urdher i dyte transmetohej ne gjatesi vale qe kishte nje karakter te ulet si frekuence duke ndikuar direkt mendjen e personit. Eshte nje komande me te cilen mund te besh cdo gje me mendjen e personit te fokusuar. Me pare eshte disenjuar nje aparature e tille dhe qe ilustronte kete parim ne nje shkalle me te gjere. Nje mesazh mendor u hodh ne qarkullim dhe kushdo qe e perceptonte ate duhet te merrte nje numer telefoni. Sapo u leshua mesazhi u moren mbi 600 telefonata nga bregu lindor deri ne Florida. Pra funksionoi mese miri.
Kjo eshte interesante. Eshte nje person qe vetquhet Lord Mattreya dhe qe thote se eshte Krishti i rikthyer ne toke dhe qe nese do lidhet me shtypin nderkombetar do i dergoje atyre nje mesazh telepatik gjithe planetit ne gjuhen e tyre dhe ata do e degjojne. Po ashtu ata duhet te marrin dhe nje imazh vizual. Pra kjo eshte teknologjia qe ata kane?
Po. Nuk eshte nje nenshkrim individual. Ka nje nenshkrim racial si dhe nje universal per rracen njerezore. Qeveria ka perdorur te treja per te piketuar individe te vecante. Ata po ashtu kane bere mesazhe ne grup qe piketojne nje grup te caktuar etnik. Kjo eshte dicka e zakonshme. Ne Boston dhe New York ata benin eksperimente me gjendjen e humorit ne te gjithe qytetin. Transmetuesit qe u perdoren nuk ekzistojne me por teknologjia vazhdon te ekzistoje.
Individet e piketuar e perceptojne mesazhin qe marrin si forme te mendimit te tyre?
Po.
vazhdon... _________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|  | | orbita
Anėtarėsuar : 29 Dec 2007 Mesazhe : 1 Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 29/12/2007, 2:23 pm | |
| | Don_Corleone shkruajti: | Nga mesi i tetorit te vitit 1943 u fol sikur Marina e SHBA drejtoi nje seri eksperimentesh qe u kryen ne Filadelfia - Navy Yard, ne Norfolk - NewPort News te shtetit te Virxhinias, si edhe ne det. Megjithese per "Eksperimentin e Filadelfias" eshte shkruar shume neper libra, revista dhe gazeta te vendit dhe te huaja, burimet themelore te informacionit mbeten ne erresire. Deshmitaret kane vdekur, deshmitare te tjere ose personeli informues nuk duan te zihen ne goje dhe ajo qe eshte me e keqja qe nje shkencetar vrau veten. Madje edhe numri i eksperimentin sipas kodit te Marines nuk njihet ende. Po te njihej ky numer studiuesit do te kishin mundesi te konsultoheshin me dokumentat kryesore nqs do vazhdonin te ekzistonin. Megjithate deshmite e mevoneshme, komentet dhe fjalet e vazhdueshme ndjekin te njejten linje, nje orovatje per te bere te "padukshme" nje anije luftarake. Eksperimenti u krye ne vitin 1943 dhe pati sukses te plote, me perjashtim te efekteve demtuese qe pesoi ekuipazhi. Ka nje lidhje midis ketij eksperimenti dhe fenomenit qe ndodh ne Trekendeshin e Bermudes sepse per zhdukjen e anijes dhe te ekuipazhit te saj, u perdoren fusha te fuqishme magnetike artificiale dhe me nje intesitet shume te larte. Kjo e dhene per eksperimentin vjen nga shume burime por une po i referohem atij me te besuarit qe eshte prej doktor Manson Valentin i cili ka qene koleg dhe mik i ngushte i dr. Moris Jessap, nje nga astronomet dhe selenograget me te famshem te te gjithe koherave i cili ne ate kohe bashkupunonte me Zyren E Kerkimeve Detare. Valentini, ne saje te bisedave dhe korrespondences qe ka patur me dr Jessap, ka pershkruar ne menyre te pergjitheshme disa prej incidenteve me te cuditshme te Eksperimentit te Filadelfias. Sipas Jessap: "..qellimi ishte qe te provohej mbi nje luftanije efekti i nje fushe magnetike te forte.. Kjo do te kryhej ne saje te gjeneratoreve te fushes magnetike. Te dy gjerneratoret, pulsiv dhe jopulsiv do te krijonin nje fushe magnetike vigane perqark dhe siper anijes, e cila nderkohe qendronte e ankoruar. Rezultatet qene sa te habitshme aq dhe te rendesishme megjithese shkaktuan efekte te demshme mbi ekuipazhin. Kur eksperimenti filloi te jepte efektet e para, qe ne fillim ra ne sy nje drite e gjelbert e turbullt, dicka e ngjashme me raportet qe jane marre nga deshmitare te ndryshem te fenomeneve ne Trekendeshin e Bermudes te cilet tregojne per nje mjegull te gjelbert te shendritshme. Shume shpejt e gjithe anija u mbulua nga kjo mjegull dhe sebashke me ekuipazhin e saj, ajo filloi te zhdukej nga pamja e atyre qe po e sodisnin nga doku ku ishte ankoruar. E vetmja gje qe mbeti e dukshme ishte vija e lundrimit te anijes. Me vone u raportua se anija u shfaq dhe u zhduk ne Norfolk te Virxhinias, gje qe mund te kete qene rezultat i nje udhetimi prove te padukshem, duke permbajtur keshtu ne vetvete dukurine qe ka lidhje me shtrembrimin ne kohe." Me vone u raportua se eksperimenti pati sukses te madh edhe ne det duke e bere anijen te padukshme ne nje zone me rreze 100 jard. Dukeshin vetem gjurmet e anijes ne det ndersa vete anija jo. Ndersa intesiteti i fushes magnetike zmadhohej gjithnje e me shume, disa nga pjestaret e ekuipazhit filluan te zhdukeshin dhe per ti zbuluar duhej nje kontakt i kujdesshem ndersa per ti sheruar duhej zbatuar nje teknike e vecante duke i vendosur duart... sherimi i plote i tyre u be nje problem serioz. Shume u shtruan ne spital, disa vdiqen ndersa te tjeret pesuan tronditje te renda psiqike. Aftesite e tyre mendore duket se ne pergjithesi u rriten ndersa shumica ruajti efektin e transformimit te dukjes dhe zhdukjes duke shkaktuar panik neper ambjente publike, restorante, shkolla, shtepite e tyre etj. Pjesa e perparme e anijes mori flake dy here ndersa po e sillnin ne breg duke patur rezultate shkaterruese per rimorkjatorin. Sipas disa interpretimeve lidhja e Dr Jessap me eksperimentin ishte ose e rastesishme ose e qellimshme. Kjo ka te beje me aktivitetin e tij si nje astronom i perkryer dhe po ashtu edhe nje studiues i UFO-ve. Mbas botimit te njerit prej librave te tij me titull "Ēeshtja e UFO-ve" (New York 1955) ne serine e shume te letrave qe mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave te fenomeneve paranormale dhe te pashpejgueshme, ai mori nje doreshkrim te ndare ne dy pjese nga nje person qe e quante veten Karl. M. Allen, ndersa ne letren e dyte Karlos Miguel Allende. Ne doreshkrim ishin te shenuara disa te dhena per nje eksperiment te Marines te kryer ne Filadelfia dhe ne det, me emra, data dhe hollesi te tjera aspak te zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafeve te kesaj korrespondence sugjeron pse dr Jessap ju pergjigj letershkruesit te tij ku i kerkonte informacione akoma me te hollesishme. Ne letren e pare qe fillonte me nje diskutim te hollesishem mbi teorine e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thote se "rezultati qe se anija u be komplet e padukshme me gjithe ekuipazhin e saj gjate kohes qe ishte ne det (tetor 1943). Efekti i fushes magentike shtrihej ne nje zone ne forme sferike me nje rreze prej 100 jardhesh nga cdo skaj i anijes. Cdo person brenda kesaj rrezeje nuk dukej qarte dhe ne te njejten menyre ai shikonte edhe shoket e tij te ekuipazhit dhet e gjithe ecnin duke mos shkelur asgjekundi. Cdo person tjeter jashte kesaj fushe magnetike nuk shikonte asgje tjeter pervecse formes se trupit te anijes qe percaktohej qarte ne uje." Gjysma e oficereve dhe marinareve te kesaj anijeje tani jane krejt te cmendur. Nje pakice qendron e mbyllur brenda disa territoreve ku ata mund te marrin ndihmen shkencore kur i perseritet efekti i zhdukjes ose i zhdukjes dhe ngrirjes. Pra nga permbajtja e kesaj letre dr Jessap i lindi ideja sesi mund te gjente raportin origjinal mbi eksperimentin si dhe deshmitaret e tij. Me interesimin qe i rritej ai ju pergjigj Allenit dhe i kerkoi prova te tjera. Brenda disa muajve "Allen" i shkroi perseri duke i kuijtuar qe Zyra e Kerkimeve Detare nuk dot e lejonte kurre qe te merrej vesh se qe kryer nje eksperiment i tille. Ne letren e dyte te tij ai shtonte nje teori te veten: " E ndjej se po te kisha mundesi te dorezoj ate ashtu sic duhet, dmth t'ua paraqisja njerezve dhe shkences ne menyre efikase dhe te pershtatshme nga ana psikologjike, jam i sigurt se njeriu do te shkonte aty ku enderron... te yjet, nepermjet nje forme teletransportimit qe Marina e hasi aksidentalisht (per shqetesimin e saj) gjate eksperimentit ku anija pershkoi nje distance prej disa qindra miljesh dhe me pas qendroi ne nje vend ankorimi ne gjirin e Cheaspik..." Ndersa Jessap shqyrtonte permbajtjen e letres se dyte, ai u futa nga Departamenti i Marines qe te vinte per nje interviste ne Zyren e Kerkimeve Detare. Kur u paraqit ne shtabin e kesaj Zyre ne Washington D C, aty per habine e madhe te tij i dhane te ekzaminonte nje kopje te librit te tij. Aty i shpjeguan se libri i qe derguar me poste shefit te kesaj zyre admiralit F.N. Farth ne veren e vitit 1955. Libri qe mbushur me komente te shkruara me dore per temat e Jessap. Ato dukeshin te ishin shkruar prej tre njerezve te ndryshem te cilet ja kishin percjelle librin njeri tjetrit pasi seicili kishte bere shenimet personale me boje te ndryshme. Kur filloi te ekzaminonte librin Jessap zbuloi se shkrimi dhe stili i njerit prej komentuesve, ishte ai i Allen, korrespondentit te tij misterioz. Vete komentet qene te jashtezakonshme. Per disa arsye komentuesit apo shikuesit me syrin kritik te tekstit, me sa dukej merrnin persiper rolet e perfaqesuesve te nje kulture dhe lashte dhe sekrete, mbasi ata kishin dijeni per zhvillimin e meparshem shkencor te tokes, kozmosit, per vizitat e vazhdueshme te tokes nga anije speciale interplanetare (dhe menyrat e tyre te fluturimit) si dhe per nje lufte interplanetare qe pati shkaterruar token. Komentet qene te mbushura me shenime te fushave te ndryshme, per dematerializimin si dhe observacionin e tanishem te tokes prej anijeve kozmike te medha e te vogla. Sidoqofte se bashku me keto fantazira te shkences fiktive komentet permbanin ne menyre speciale shenime mbi disa eksperimente te fshehta te Marines dhe ne menyre te vecante per Eksperimentin e Filadelfias ne vitin 1943. Keshtu, nepermjet ketij librit te tij Jessap e pa veten te lidhur perseri me kete ceshtje kurioze dhe sipas fjaleve qe i kishin thene disa prej kolegeve, ai filloi te kerkonte per kete subjekt duke perfituar nga kontakti qe kishte vendosur tashme me Marinen. Po vdekja e papritshme dhe e pashpjegueshme e tij ne vitin 1959 ju dha fund kerkimeve. Nderkohe me kerkesen e Marines se SHBA, firma elektronike Varo Corporation e Teksasit riprodhoi nje numer shume te kufizuar kopjesh te librit te Jessap duke perfshire dhe shenimet misterioze qe ishin bere aty nga komentuesit e panjohur. Rastisi qe po kjo kompani po perfundonte edhe nje pune speciale teper sekrete per Departamentin e Marines. Ribotimi i librit te pajisur me shenimet misterioze si dhe shperndarja e tij brenda qarqeve ushtarake e detare permban ende embrionin e nje tjeter misteri te madh. Sepse nese informacioni dhe komentet e shkruara me dore ne librin e Jessap ishin te gabuara ose fantazi, atehere pse duhej qe nje numer i kufizuar i kopjeve te ketij libri te qarkullonte brenda Pentagonit? Ne te njejten kohe vete libri i Jessap pa komentet nuk kishte shkaktuar ndonje interesim te vecante pra mesa dukej ishin ato shenime dhe komenete qe zgjuan interesimin e instancave te larta ushtarake. Gray Barker nje studiues UFO-sh mbas shume perpjekjeve arriti te shtinte ne dore nje kopje te ketij libri te pajisur me shenimet misterioze e cila ishte shume e veshtire ta gjeje. Atij i kujtohet se si degjoi fillimisht per kete gje nga nje kolege e tij qe punonte ne ambjentet ushtarake e cila i siguroi nje kopje te librit dhe disa informacione te turbullta per nje eksperiment te temerrshem te Marines qe lidhej me fushat magnetike. Nga sa mesohet mbas "vetvrasjes" se Jessap, atij ju kerkua nga Marina qe te merrte pjese ne disa eksperimente te ngjashme por qe ishin refuzuar nga ky i fundit. Ne nje takim qe Jessap pati me Valentinin pak perpara vdekjes se tij i shprehte shqetesimin e madh per eksperimentet qe Marina po bente. Sigurisht qe qellimi fillestar i Marines kur beri eksperimentin ishte thjesht te shikonte cfare arrihej nga nje fushe e larte elektromagentike, por gjate eksperimentit ishte zbuluar nje potencial tjeter shume i fuqishem qe perqendrimi i nje fushe te tille arrinte te ndryshonte strukturen molekulare te njerezve dhe objekteve ne menyre te tille qe ata kalonin ne nje dimension ose permase tjeter. Problemi qendronte qe kjo menyre tranformimi ishte ende e pakontrolluar dhe shkaktonte demtime serioze madje te pariparueshme tek njerezit. Nje dite Jessap telefonon urgjent Valentinin duke i kerkuar nje takim sepse i kishte rene ne dore nje dokument teper sekret qe deshmonte shume me teper se nje eksperiment i thjeshte elektromagnetik dhe zhdukje e perkoheshme ne nje dimension tjeter. Fjalet e tij me nje ze qe dridhej ishin keto " Valentin dua te takohemi sot per darke. Kam marre nje dosje me te dhena qe po me tmerrojne. Eksperimenti i Filadelfias eshte vetem maja e ajzbergut. Ata kane hapur nje porte komzike,. dimension tjeter, bote te tjera, qenie te tjera inteligjente. Valentin eshte e frikshme...." Ftesa ishte per daten 20 prill. Por Jessap nuk erdhi kurre per darke. Sipas raportit te policise ne ora 6.30 te pasdites ai shkoi ne nje park ne Dayed County ne Miami ku mesa duket vrau veten brenda ne makine duke u helmuar me dioksid karboni. Valentini kerkoi raportin orgjinal nga policia dhe ngulmonte se Jessap nuk kishte asnje arsye per te vrare veten. Ai e donte jeten dhe ishte shume prane zbulimit te nje te fshehte te madhe. Komentet e Valentinit u botuan edhe nga media derisa nje mbreme maji, ai mori nje telefonate nga nje person i identifikuar si pjestar i sigurise kombetare qe i thote te mos fliste me per kete ceshtje dhe te mos komentonte me gjera qe mund ti shkaktonin edhe atij ndonje aksident. Pra persa i perket Eksperimentit te Filadelfias keto jane te dhenat e pakta qe kane mundur te rrjedhin nga institucione teper sekrete te SHBA-se dhe nga njerez qe i kane kushtuar jeten dhe studimin e tyre fenomenit. Behet fjale per nje periudhe kur shikimet e UFO-ve ne te gjithe globin kishin filluar te turbullonin mendjen e shume njerezve dhe sidomos shkenctareve. Dhe ishte vetem fillimi. Se cfare sekreti tjeter mbulohet nga ajo qe ndodhi mbas gjenerimit te fushave te forta magnetike, kete e dine vetem ata qe e bene dhe ushtaraket qe marrin nenkontroll menjehere eksperimente qe kane te bejne me sigurine kombetare. Me vone, deshmi te tjera, eksperimente te tjera dhe teori te tjera tronditese dolen dhe ndonese jane zera te pafuqishem perballe murit te heshjtes se qeverise amerikane, po ngrejne ndergjegjen e njerezve dhe shkenctareve te ndryshem per ate qe mund te kete ndodhur dhe po ndodh....

VAZHDON.... | DON CORLEONE tung nga orbita por me vjen keq qe me duhet te them se nuk eshte ne rregull prej teje te vjedhesh texte prej dikujt qe me shume munde i ka perkthyer ne gjuhen shqipe edhe mos te tregoshe per autorin e textit komplet textin e ke marre nga FORUMI ******** ja dhe texti originale nga autori i nderuar DARIUS KY SHKRIM U EDITUA NGA ANDI (NUK LEJOHEN REKLAMIMET E FORUMEVE TE TJERA NE KETE FORUM) |
|  | | Eri-B Cun Elbasani


   Age : 17 Anėtarėsuar : 06 Jul 2007 Mesazhe : 776 Vendodhja : Perqark Koha e lire : Gjume, Pc, Sex, Drug, Rock 'n roll Puna : Nxenes part time Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 29/12/2007, 9:45 pm | |
| Vetm per te thene kete u lodhe kaq shume ti? Nuk ka per ta bere me. Tung! |
|  | | Andi Web-Master


   Age : 21 Anėtarėsuar : 25 Jun 2007 Mesazhe : 2597 Vendodhja : Nuk e di Koha e lire : Para pc,xhiro,qef Puna : Universitet Gr : Krijo Graden Tende Piket: - Gjendja: Shum Mire
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 29/12/2007, 10:42 pm | |
| | orbita shkruajti: | | DON CORLEONE tung nga orbita por me vjen keq qe me duhet te them se nuk eshte ne rregull prej teje te vjedhesh texte prej dikujt qe me shume munde i ka perkthyer ne gjuhen shqipe edhe mos te tregoshe per autorin e textit komplet textin e ke marre nga FORUMI ******* ja dhe texti originale nga autori i nderuar DARIUS |
ORBita,e para ketu nuk lejohet te reklamosh forume te tjera pa dijenin time dhe te stafit,REPLIKEN TENDE E EDITOVA UN
nese e ke kaq problem ateher mund te komunikoje me mesazh privat me antarin Don_cORLEONE
E dyta te uroj per durimin qe ke patur per tu rregjistruar dhe per te ber tellallin ketu ne forum,nuk e di nese te paguajne per kete pune qe ben, qe shkon e gjen sa lart posht se kush vjedh edhe kush nuk vjedh.
persaj i perket shkrimit,ne shum forume qarkullojne shkrime te vjedhura biles edhe tek ai forumi qe ti i ben reklame ka shkrime te tilla ,edhe ai antari qe ti thua mund ta ket marre diku tjeter kete shkrim pse nuk e ka shkruar edhe ai se ku e ka ka marr kete shkrim??? ,nuk eshte se ke bere ndonje zbulim te madh orbita.
po te perseris se nqs do te sqarohesh me dike her tjeter komuniko me mesazh privat. |
|  | | Guest Vizitor

 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 7/1/2008, 10:18 pm | |
| | uuuuuuuuu orbita po ne c na intereson ku i ka mar doni ketu shkrime... ne na pelqejne dhe vazhdojme ti lexojme dhe ti kerkojme prap info. cte djek miza ty ma!? |
|  | | darius
Anėtarėsuar : 27 Jan 2008 Mesazhe : 4 Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 27/1/2008, 5:57 pm | |
| | Andi shkruajti: | | orbita shkruajti: | | DON CORLEONE tung nga orbita por me vjen keq qe me duhet te them se nuk eshte ne rregull prej teje te vjedhesh texte prej dikujt qe me shume munde i ka perkthyer ne gjuhen shqipe edhe mos te tregoshe per autorin e textit komplet textin e ke marre nga FORUMI ******* ja dhe texti originale nga autori i nderuar DARIUS |
ORBita,e para ketu nuk lejohet te reklamosh forume te tjera pa dijenin time dhe te stafit,REPLIKEN TENDE E EDITOVA UN
nese e ke kaq problem ateher mund te komunikoje me mesazh privat me antarin Don_cORLEONE
E dyta te uroj per durimin qe ke patur per tu rregjistruar dhe per te ber tellallin ketu ne forum,nuk e di nese te paguajne per kete pune qe ben, qe shkon e gjen sa lart posht se kush vjedh edhe kush nuk vjedh.
persaj i perket shkrimit,ne shum forume qarkullojne shkrime te vjedhura biles edhe tek ai forumi qe ti i ben reklame ka shkrime te tilla ,edhe ai antari qe ti thua mund ta ket marre diku tjeter kete shkrim pse nuk e ka shkruar edhe ai se ku e ka ka marr kete shkrim??? ,nuk eshte se ke bere ndonje zbulim te madh orbita.
po te perseris se nqs do te sqarohesh me dike her tjeter komuniko me mesazh privat. |
Kjo nuk eshte pergjigja qe i takon te japi nje webmaster i faqes apo admin i forumit. Plagjiatura eshte dicka aspak e ndershme dhe nuk duhet te stimulohet ne asnje faqe publike. Une i nderuari Andi jam autori i shkrimit ne fjale dhe per hir te te vertetes jam autori i vetem i ketij shkrimi. Asnje kopjim, asnje vjedhje, thjesht fryt i dijes dhe studimeve te mija. Nuk e kam problem qe shkrimet e mija qarkullojne neper faqe shqiptare madje me vjen mire pasi ne fund te fundit eshte nje informacion jo i zakonshem dhe lexuesit shqiptar ky lloj informacioni nder vite i ka munguar. Pra e ndaj me deshire me te gjithe ata qe jane te interesuar. Vetem se do deshiroja nese ishte e mundur te respektohet mundimi im dhe koha e shpenzuar per te pergatitur kete material dhe shume te tjere si keto. Pra te vendoset emri i autorit ne fund te shkrimit. Zakonisht nese behet kjo duhet po ashtu vendosur dhe burimi i faqes por meqe ju paskeni kete rregullore te brendeshme atehere si korrektese minimale te vihet autoresia e kujt eshte.
Faleminderit dhe ju uroj suksese ne kete forum.
Darius |
|  | | NEO

   Age : 24 Anėtarėsuar : 28 Jun 2007 Mesazhe : 2520 Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke... Koha e lire : hmm...... Puna : pak nga te gjitha :) Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 27/1/2008, 9:41 pm | |
| ok darius, une e kam marre kete studim nga forumi ku ti e ke publikuar, per aresyen e vetme qe ishte shume interesant si studim dhe me qellimin qe ta lexonin akoma dhe me shume persona. Gabimi im ka qene qe nuk citova burimin web, po per aresye rregulloreje ketu, nuk e vura. Nese ti e ke problem athere une po e ve emrin tend poshte cdo postimi qe kam bere, dhe nese kjo nuk te mjafton, athere po e prish fare si teme..... _________________ ...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
|
|  | | darius
Anėtarėsuar : 27 Jan 2008 Mesazhe : 4 Gr : Krijo Graden Tende Piket: 0 Gjendja:
 | Titulli: Re: Eksperimenti i Filadelfias. 29/1/2008, 3:36 pm | |
| Don nuk kam asnje problem qe e ke marre si material. E bera te qarte qe me vjen mire qe perdoret si informacion dhe nuk pretendoj aspak qe te prishet si teme. Edhe faktin qe nuk mund te vendoset burimi i informacionit e kuptoj dhe e pranoj pasi ne fund te fundit jane rregullat e ketij forumi. Do kerkoja brenda mundesive qe te vihet Pergatitur nga Darius ne fund te shkrimit.
Edhe njehere gjithe te mirat dhe faleminderit per pergjigijen e miresjelle. |
|  | | | Eksperimenti i Filadelfias. | |
|
| Faqja 2 e 2 | Shko tek faqja : 1, 2 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|