Part-time, Universiteti Tiranes hap dyert pėr 2360 kuota.

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Part-time, Universiteti Tiranes hap dyert pėr 2360 kuota.

Mesazh nga Andi prej 5/7/2009, 9:07 pm

Universiteti i Tiranės do tė presė kėtė vit akademik plot 2360 kandidatė nė sistemin e studimeve tė pjesshme. Tė paktėn ky ka qenė propozimi qė i ka bėrė universiteti mė i madh nė vend, Ministrisė sė Arsmit dhe Shkencės pėr kuotat e part-time. Drejtuesit e UT-sė, thonė se ata i kanė tė gjitha mundėsitė pėr tė pritur kėtė numėr studentėsh, pasi propozimi qė i ėshtė dėrguar MASH-it ėshtė bėrė duke marrė parasysh jo vetėm ambientet ku do tė marrin leksionet studentėt e part-time, por edhe kapacitet akademike.

Propozimet
Vetėm dega e Biologjisė, pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, do tė jetė e hapur pėr tė gjithė, d.m.th nuk ėshtė vendosur njė numėr i kufizuar pranimesh. Ndėrsa pėr tė gjithė degėt e tjera numri i studentėve qė do tė pranohen nė sistem part-time pėr vitin akademik 2009-2010 do tė jetė i limituar. kėshtu fakulteti i Ekonomikut do tė shėnojė rekordin mė tė lartė tė pranimeve pėr sistemin part-time, pėrkatėsisht me 1270 kuota qė do tė shpėrndahen midis degėve tė tij. Ndėrsa nė fakultetin e Histori-Filologjisė do tė akomodohen rreth 450 kandidatė, kuota kėto tė shpėrndara nė mėnyrė tė barabartė pėr tė tria degėt e studimit: Gjeografi, Histori dhe Gjuhė-Letėrsi. Mė pas renditet fakulteti i Drejtėsisė, pėr tė cilin janė propozuar si kuota tė mundshme pranimi rreth 400 vende, ndėrsa fakulteti i Infermierisė do tė ofrojė studime tė pjesshme nė degėn e Infermierisė sė pėrgjithshme, pėr tė cilėn janė kėrkuar rreth 300 kuota. Ndėrsa fakulteti i Shkencave Sociale ka kėrkuar 240 kuota qė do tė ndahen midis Punės Sociale dhe Psikologjisė. Nė fakt kėto janė vetėm propozimet qė ka bėrė Universiteti i Tiranės, tė cilat i ka dėrguar tashmė nė MASH. Do tė jetė pikėrisht dikasteri i Ministrisė sė Arsimit qė do tė vendosė se sa do tė jetė numri pėrfundimtar, i atyre qė do tė ndjekin studimet e larta me kohė tė pjesshme nė Universitetin e Tiranės.

Tarifat
Ndjekja e studimeve tė larta me kohė tė pjesshme do tė shoqėrohet me rritje tė faturės financiare qė aplikuesit do tė duhet tė paguajnė pėr vitin akademik. Ndonėse nuk janė pėrcaktuar ende tarifat pėrfundimtare pėr tė gjitha programet e studimit, vetėm pėr degėn e biologjisė tarifa e studimit do tė jetė rreth 1 milion lekė (tė vjetra). Ndėrkohė qė njė vit mė parė tarifa e shkollimit pėr sistemin part-time ishte 75 mijė lekė tė reja pėr degėt e Ekonomikut, 50 mijė lekė pėr njė nga tre profilet e Filologjikut, dhe 150 mijė lekė tė reja pėr Drejtėsinė, si dhe rreth 80 mijė lekė tė reja kushton njė vit akademik part-time te Shkencat Sociale. Edhe tarifat e reja miratohen vetėm me vendim tė qeverisė, pasi universitetet bėjnė vetėm propozimet. Ndjekja e programit tė dytė tė studimit pranė Fakultetit tė Shkencave Sociale do tė kushtojė rreth 60 mijė lekė, ndėrsa masteri i nivelit tė parė njėvjeēar do tė kushtojė rreth 360 mijė lekė. Gjithashtu edhe pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės do tė ofrohet masteri i nivelit tė parė, i cili do tė kushtojė rreth 50 mijė lekė.

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!

Andi
WebMaster
WebMaster

Male
Numri i postimeve: 3538
Age: 22
Vendodhja: Nuk e di
Koha e lire: Para pc,xhiro,qef
Puna: Universitet
Registration date: 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 61
<b>Kredite</b> Kredite: 5427

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi