Berisha: Kufiri nuk u shit, mateni me kompas

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Berisha: Kufiri nuk u shit, mateni me kompas

Mesazh nga Sajmiri prej 10/5/2009, 5:15 pm

Kryeministri Berisha vijon ta cilėsojė si njė “trillim primitiv”, skandalin e dhurimit nė favor tė Greqisė tė 225 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon. Nga Belshi i qarkut tė Elbasanit, kreu i ekzekutivit deklaroi dje lidhur me kėtė ēėshtje se, “edhe nxėnėsi i klasės sė pestė, me kompas, ėshtė nė gjendje tė provojė se ato janė ndarė nė bazė tė ligjit dhe se nuk ka pasur asnjė milimetėr devijim. Kjo ėshtė njė gjė e turpshme”. Por, pėrveē kėtyre akuzave, Berisha nuk ka qenė nė gjendje as dje t’i provojė opinionit publik pretendimin e tij. Pasi, nė vend qė tė bėjė publike hartat dhe distancat konkrete qė Shqipėria dhe Greqia kanė nga 150 pikat e vijės sė re tė kufirit detar, ai thjesht jep argumente pa vlerė. Nga ana tjetėr, “Gazeta Shqiptare” me ndihmėn e njė eksperti topograf ka arritur nė konkluzionin se Greqisė i janė dhuruar rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore. Falė ekspertizės qė na ėshtė ofruar, ka rezultuar se vija e re e kufirit detar mes dy shteteve ka prirjen pėr t’u futur nė drejtim tė Karaburunit, pra nė dėm tė Shqipėrisė, me afėrsisht 11 km. “Trekėndėshi” i dhuruar palės greke fillon nga pika 120 e vijės kufitare, deri nė pikėn fundore tė saj me numėr 150. Vija, sipas ekspertit, ėshtė spostuar nė drejtim tė ujėrave shqiptare me rreth 30 km mė tej ose e kthyer nė milje detare, me rreth 16 milje. Nė rast se ‘GSH’ flet me gjuhėn konkrete tė shifrave qė servir eksperti, Berisha nga ana tjetėr flet me gjuhėn e nxėnėsit tė klasės sė pestė, sikundėr bėri dje. Kujtojmė se “Gazeta Shqiptare” ka dy javė qė kėrkon nga qeveria tė bėjė publike hartat dhe distancat konkrete qė Shqipėria dhe Greqia kanė nga 150 pikat e vijės sė re tė kufirit detar qė ėshtė pėrcaktuar nė marrėveshjen mes qeverive respektive. Pėrgjigja qė na ėshtė kthyer nėpėrmjet Komandantit tė Flotės Detare, Kristaq Gėrveni ka qenė e njėjtė; “nuk ka se ē’tė duhen ty distancat e hartat. Ne garantojmė baraslargėsinė nga tė dy brigjet”. Ndaj, Berisha para se tė flasė mė argumente boshe, duhet tė vėrė nė dispozicion tė medias hartėn dhe tė sqarojė arsyen pse ajo nuk bėhet transparente dhe mbahet e fshehtė pėr publikun shqiptar.
Heshtja e opozitės
Kryeministri Berisha tentoi dje tė zbehė skandalin e dhurimit tė ujėrave territoriale tė shtetit shqiptar, duke pretenduar se kjo ēėshtje ka prapavijė politike, pra ėshtė inskenuar nga opozita.
“Opozita vazhdon tė pretendojė se kryeministri i dha ujėrat shqiptare. Kėto ishin trillime primitive”, - tha dje kreu i qeverisė. Ndėrkohė, “Gazeta Shqiptare”, pėrveēse ka denoncuar kryeministrin qė i trajton ujėrat territoriale, qė janė pasuri kombėtare, sikundėr tė ishin pronat private tė tij, ka denoncuar edhe heshtjen e frikshme tė opozitės pėr njė ēėshtje kaq madhore. Nė disa numra radhazi, ‘GSH’ i ėshtė pėrgjigjur pretendimit tė sė majtės se, “nuk ėshtė njohur me marrėveshjen”, me ftesėn pėr tė marrė “njė topograf pėrtej sė majtės e sė djathtės”, nė mėnyrė qė tė bindet nėse nė marrėveshjen Basha-Bakojanis, ekziston ose jo skandali i dhurimit tė ujėrave tona territoriale. E megjithatė, nga Partia Socialiste deri mė sot nuk ka asnjė qėndrim institucional pėr ēėshtjen, veē ndonjė zėri jopėrfaqėsues.

Sajmiri
Administrator
Administrator

Male
Numri i postimeve: 1093
Age: 26
Vendodhja: Itali
Koha e lire: shum pak
Puna: me bollik
Registration date: 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 9
<b>Kredite</b> Kredite: 1048

Shiko profilin e anėtarit http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Berisha: Kufiri nuk u shit, mateni me kompas

Mesazh nga snaiper prej 10/5/2009, 5:35 pm

:qesh me lot: AJDE SAL AJDE....PASKE QON lol!

snaiper
V.I.P
V.I.P

Male
Numri i postimeve: 303
Age: 26
Vendodhja: ne vendin e shqiponjave
Koha e lire: internet,sport,
Puna: programator cnc
Registration date: 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite: 870

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Berisha: Kufiri nuk u shit, mateni me kompas

Mesazh nga Andi prej 10/5/2009, 11:09 pm

mire qe na shet tek greku ,po edhe tallet :vetvrasje:

_________________
>> Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !!

Andi
WebMaster
WebMaster

Male
Numri i postimeve: 3541
Age: 23
Vendodhja: Nuk e di
Koha e lire: Para pc,xhiro,qef
Puna: Universitet
Registration date: 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 61
<b>Kredite</b> Kredite: 5464

Shiko profilin e anėtarit http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi